Metropolitan > Celebrity

Xheloze për binjakët?! Blue Ivy qenka po aq hyjnore sa e ëma!

Që familja Carter është gati gati me fuqi të mbinatyrshme për këtë s’kemi më dyshime. Mjaftoi një foto dhe Beyonce hipnotizoi një botë të tërë, e ndërsa tani mamaja e saj tregon se sjellja e vajzës së madhe të çiftit është krejt ndryshe nga çfare ne prisnim të ishte.

Është e natyrshme që kur në familje vjen një bebush i dytë, fëmija i parë të bëhet xhelozë.  Duket sikur e gjithë vëmendja, dashuria dhe përkushtimi shkon tek ata, duke u ndjerë kështu gjithnjë e më ‘të lënë pas dore’. Dhe pse thjesht na duket, xhelozia është e pashmangshme.

Por ja që Blue Ivy është krejt ndryshe nga gjithë fëmijët e tjerë. Gjyshja e saj Tina Knowles, na tregon se jo vetëm që i ka pritur me padurim binjakët por është kaq krenare dhe gjatë gjithë kohës flet për ta.

Edhe pse është vetëm 5 vjeç, Blue i ka habitur të gjithë me sjelljene denjë prej ‘motre të madhe’. Ajo kujdeset për të vegjëlit tamam si një e rritur dhe për asnjë moment nuk ka shfaqur shenja xhelozie si më e përkëdhelura e familjes.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .