Anabel > Showbiz dhe TV

Bebe Rexha dhe vajza Ilir Metës goca të këqija: Në Shqipëri me helikopter!

Mundeni këtë!

Bebe Rexha ishte në Europë. Çdo gjë në rregull, derisa yllit të muzikës iu tek të vizitojë Shqipërinë, sepse pse jo? Por për të shmangur procedurat e lodhshme të fluturimeve me avion, këngëtarja shqiptare me famë botërore zgjodhi të udhëtojë me helikopter.

Bashkë me Bora Metaj, vajzën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, Bebe po vjen në atdhe! “Ja si udhëtojnë ku*vat e këqija drejt Shqipërisë. Ju as nuk e dini ku i bie Shqipëria në hartë,” dëgjohet të thotë ylli i “No Broken Heart”, ndërsa Bora qesh në sfond.

Mbase 27-vjeçarja do kalojë disa ditë në shtëpinë e kushërinjve të saj, ishte që ishte në Europë. Fundja një udhëtim me helikopter s’është asgjë dhe peizazhi është fantastik. Ia vlen gjithçka.

Artikuj të ngjashëm

. .