Në familje, në zyra, në biseda kafenesh mes shokësh a shoqesh në këto ditë të nxehta vere, i vetmi diskutim që gëlon është ai i pushimeve: Ku do të shkoni këtë vit? Me cilën agjenci rezervuat? Ufff, ne akoma s’e kemi ndarë dot mendjen, kemi klikuar në gjithë ato site e s’po vendosim dot! Për andej nga Greqia e kemi syrin këtë vit. Unë do të bëhem me disa shoqe e do të lëvizim këndej nga jugu, në Dhërmi, Jalë, e pastaj dhe andej nga Saranda, qejf o qejf me makinë…
Qejfi mund të bëhet pa fre, por kujdes! Nëse mendoni të udhëtoni me makinë, planet po aq shpejt sa thuren mund edhe të shthuren, nëse keni harruar të bëni diçka shumë të rëndësishme siç është kontrolli teknik vjetor i makinës, pagesa e taksave e siguracioneve, e të tjera “angarira” si këto…
Një ndër 10 këshillat kryesore që jepen në recetat për pushime të qeta dhe pa andralla është pikërisht edhe kjo: kontrolli i makinës. Mosrespektimi i këtij detyrimi do të ishte i pafalshëm, sidomos kur ka skaduar afati i kontrollit vjetor.
Dikur dukej si një mallkim pse ky afat të qëllonte në muajt më të nxehtë të verës, ndërsa tani planifikimi i kontrollit të makinës është bërë po aq i thjeshtë e praktik sa dhe rezervimi i një hoteli me 3, 4 apo 5 yje.
Mjafton një klik në www.automotivealbania.sgs.com dhe një telefonatë në numrin e telefonit 04 4503503 dhe mund ta zgjidhni ditën dhe orën më të përshtatshme, në çdo pikë kontrolli automjetesh të SGS, jo vetëm në Tiranë por edhe në të gjitha qytetet e Shqipërisë.
E nëse ju kujdeseni në kohë për prenotimin, kompania SGS ju jep prioritet në kryerjen e kontrollit, këtë prioritet e keni vendosur ju vetë! Makina juaj hyn në linjën e kontrollit në kohën më të shkurtër, duke eliminuar të gjitha ato bezdira të pritjes në rradhë, që ju vinin nëpër mend sapo afronte koha e kolaudimit.
Nëse dikur kolaudimi ju jepte dhimbje koke sapo e mendoje atë pritjen e gjatë në ditë të nxehta vere, apo dhe të ngrira dimri, kur e dije se do të merrte pothuajse një ditë të tërë pune, tashmë s’keni pse e vrisnin mendjen fare. Kontrolli teknik është bërë detyrimi më i lehtë që mund të kryhet në fare pak kohë, sigurisht falë platformës së re të rezervimeve online si dhe shërbimit telefonik për prenotime.
Mjafton të mos e lini gjithçka për ditë të fundit.
Nëse nuk e kishit ditur, ja ku e mësuat se kolaudimi nuk është më aspak një tmerr. Bëjeni dhe pastaj: Mirupafshim! Pushime të mbara!