Anabel > Showbiz dhe TV

Sa e fshehtë! Papritur, këngëtarja shqiptare tregon se është fejuar

Vazhdon të na surprizojë

U bë një kohë e gjatë që kur Big Mama vendosi të ndryshojë njëherë e mirë jetën e saj. Rënia drastike  në peshë, duket se nuk ka qenë surpriza e vetme që këngëtarja do të zbulonte.

Duket se prej pak kohësh, ajo është fejuar në fshehtësi të plotë me partnerin me të cilin kishte një lidhje disa vjeçare. Edhe pse Big Mama-n të gjithë e identifikojmë si këngëtaren me shumë humor, kur vjen puna tek jeta private dhe marrëdhëniet, gjithmonë ka zgjedhur  të mos jepë shumë detaje.

Lidhjen e saj me partnerin Arsimin, ajo e ka pranuar dhe më parë për “Prive” por vetëm tani zbulon se marrëdhënia e tyre ka marrë një tjetër status.

“Jam shumë e dashuruar, jam bërë si adolëshente në moshën 31-vjeçare. Arsimi më ka dashur në çdo kohë, edhe kur kam qenë e kolme dhe tani, Nuk ka parë kurrë pamjen time të jashtme, por brendësinë time, shpirtin tim.”- tregon Big gjatë emisionit “Një kafe me Labin.”

Artikuj të ngjashëm