Anabel > Showbiz dhe TV

Pas humbjes së bashkëshortit, Irma Libohova bekohet me gëzimin më të madh!

'Duhet t'i kthejmë gjithmonë sytë nga jeta'

Pak muaj pas humbjes së bashkëshortit, Irma Libohova ndau me të gjithë lajmin e gëzueshëm e të qenit gjyshe për herë të parë. E ftuar në programin ‘Lart e Poshtë’ Irma tregon se një ngjarje e tillë, s’mund të jetë përveçse e bukur, aq më tepër pas kësaj periudhe të vështirë për këngëtaren.

Djali i saj i vetëm dhe partnerja e tij, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.  Plot optimizëm, Irma tregon se që tani është e emocionuar për jetën që e pret si gjyshe e ardhshme.

“Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj them që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur. Thonë që është ndjesi shumë e bukur, se kam provuar.”- tregon Irma.

Gjithashtu këngëtarja u shpreh se pret me padurim t’i ndajë të tilla emocione me të gjithë. Ndër të tjera, Irma tregoi se në shtator do të sjellë projektin e saj më të ri që mban titullin ‘Ditëlindja’.

Artikuj të ngjashëm

. .