Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

10 vite asnjë gjinekolog: Sfidat e komunitetit më të madh rom në 2017-n!

Pavarësisht kërkesave të shumta.

Komuna e Shuto Orizares në Shkup është më e vogla në sipërfaqe dhe numër banorësh në kryeqytetin maqedon dhe njëkohësisht më e diskriminuara.

Qysh prej 1963-shit është  vendbanimi më i madh i komunitetit rom dhe i vetmi vend në botë që ka si gjuhë zyrtare gjuhën rome. Prej 10 vitesh, 8000 gra të këtij fshati nuk kanë patur shërbimin e një mjeku gjinekolog për të ndjekur shtatzënitë, komplikimet shëndetësore apo për të kryer kontrollet rutinë.

Pas shumë kërkesash nga banorët e këtij fshati, është lajmëruar se një gjinekologe do të fillojë punën së shpejti. Vjollca Mbiara, mjekja shqiptare që supozohet të marrë përsipër detyrën e gjinekologes, ende nuk ka filluar punë, kjo sepse po restaurohet godina e gjinekologjisë që prej 10 vitesh ka qenë jashtë përdorimi.

“Nuk ka mjek dhe duhet me intervenime të gjejmë gjinekolog amë. Unë njëherë kam shkuar në Zhelezarë dhe pagova 1 mijë denarë dhe nuk kam shkuar më. Tani ka pesë ose gjashtë vite që nuk kam shkuar. Nuk ka ku të shkosh, të gjithë me para dhe rrimë në shtëpi. Se a do të ketë apo jo gjinekolog kjo tani më me vite nuk ka, mund të them se 15 vite,” tregon Ramiza Bekir, banorе е Shuto Orizarës për TV21.

Të gjendur përballë çmimeve të papërballueshme të gjinekologëve në komuna të tjera, vajzat dhe gratë e Shuto Orizares zgjedhin të shmangin vizitat tek mjeku, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të fëmijëve. Pre vitesh tashmë, Iniciativa e Grave të Shutkës (IGSH) ka kërkuar që të ketë gjinekologe në Komunën e Shuto Orizares, por kërkesa ka rënë në vesh të shurdhët dhe vetëm tani është premtuar se pas një jave shërbimet gjinekologjike do të fillojnë normalisht.

Artikuj të ngjashëm

. .