Beauty > Lëkura

I vetmi vend ku po harroni të aplikoni kremit mbrojtës ndaj diellit

Një nga zonat më delikate.

Sado t’i mëshohet rëndësisë së përdorimit të kremërave me faktor mbrojtës ndaj diellit, sërish nuk jemi mjaftueshëm të kujdesshëm dhe sistematikë në përdorimin e tyre. Dhe ende s’kemi kuptuar mënyrën e duhur për ta aplikuar.

Një studim i ri i prezantuar nga Shoqata e Dermatologëve Britanikë zbuloi se njerëzit janë shumë të shkujdesur kur përdorin kremin me SPF. Zona që thuajse asnjëherë nuk lyhet me krem, është kapaku i syve. Ndonëse është një cipë shumë e hollë dhe 5-10% e kancereve të lëkurës ndodh tek qepallat. 77% e pjesëmarrësve harruan të lyejnë edhe zonën mes hundës dhe cepit të syrit.

Edhe pasi iu tha pjesëmarrësve sa e rëndësishme ishte të mos harrohet zona e syve, në një provë të dytë, sërish nuk përdorën mbrojtje në këto zona. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës mund të mos jetë gjëja më e emocionuese, por duhet ta bëni për të mirën e shëndetit dhe lëkurës tuaj. Dhe sigurisht të mos harroni syzet, sa më të mëdha aq më mirë.

Burimi: Harper’s Bazaar

Artikuj të ngjashëm

. .