Metropolitan > Celebrity

Më mirë që na e mbajti të fshehtë: Supermodelja, një yll në dasmën e saj!

Një ëndërr.

Vetëm 45 veta mundën të shijojnë dasmën intime të Miranda Kerr dhe Evan Spiegel në kopshtin e mbrapëm të shtëpisë, por më në fund supermodelja po na jep dhe ne pak nga shkëlqimi i asaj dite. Dasma paska qenë një ëndërr!

Nusja kishte veshur një fustan të mrekullueshëm Dior haute couture,  krijuar enkas për të nga Maria Grazia Chiuri. “Nuk mund të kisha imagjinuar një fustan më të bukur,” tregon Kerr për Vogue në rrëfimin e saj të parë pas dasmës sekrete. Fustani është frymëzuar nga ikona Grace Kelly, i ngjashëm me fustanin që ka veshur ajo në 1956-n, në dasmën me princin Rainer të Monaco-s.

“Gjithmonë jam argëtuar me modën dhe kam qenë më e egër, e lirë dhe boheme. Por në këtë periudhë të jetës time, kam një stil më të tërhequr. Frymëzimet e mia më të mëdha kanë qenë gjithmonë Grace, Audrey Hepburn dhe gjyshja ime, që ndonëse 80-vjeç duket shumë chic: një palë pantallona të mira, bluzë e bardhë, një shall dhe pak takë,” tregon 34-vjeçarja.

Fustani i bardhë satin me mëngë të gjata, kurora me perla dhe velloja, e bënë Miranda Kerr të duket magjepsëse në ditën e saj të veçantë, krah të shoqit, themeluesit të ‘Snapchat’. Dyshja tha betimet në shtëpinë e vet në Brentwood, Kaliforni.

E nisën ditën me joga dhe e përfunduan natën vonë me karaoke. Të ftuarit u ndaluan kategorikisht të postonin në rrjete sociale, madje edhe në Snapchat dhe siguria ishte e lartë, kështu çdo gjë do shkonte vaj. Dhe ashtu shkoi.

Burimi: Daily Mail

Artikuj të ngjashëm

. .