Ekzistojnë studime që provojnë se të rritesh i varfër, rrit shanset për të qenë i varfër edhe në vitet e mëvonshme, por shkencëtarët kanë mundur të zbulojnë një lidhje mes niveleve të ulëta socio-ekonomike në fëmijëri dhe zhvillimit të trurit.
Prej kohësh shkencëtarët kanë realizuar kërkime se si të ardhurat, pasuria, prestigji, statusi socio-ekonomik lidhen me të ardhurat. Shpesh kanë dalë në përfundimin se individët me status socio-ekonomik më të lartë, performojnë më dobët se ata më status më të ulët në teste inteligjence dhe arritje shkollore.
Një studim zbuloi se IQ mesatare e një grupi fëmijësh, mamatë e të cilëve vijnë nga zona të varfëra, ishte 80 (mesatarja është 100 për çdo moshë). Me uljen e të ardhurave të fëmijëve, ulet dhe aftësia e fëmijës për të lexuar dhe memorizuar. Ata që kalojnë të gjithë fëmijërinë në varfëri, shënojnë 20% më dobët në teste që lidhen me memorien, krahasuar me fëmijët që s’kanë qenë asnjëherë të varfër.
Edhe aftësitë në njohjen e gjuhëve lidhen me statusin socio-eonomik. Një studim klasik ka treguar se 3-vjeçarët që vijnë nga familje profesionistësh kanë fjalor dy herë më të pasur se ata fëmijë që jetojnë me ndihmë sociale. Sa më herët në jetë të përjetoni varfërinë, aq më të ulëta janë gjasat e arritjeve tuaja. Sa më shumë të shpenzoni në varfëri, aq më shumë përkeqësohet memoria.
Edhe IQ e fëmijëve të birësuar, nuk lidhet me gjenetikën, aq sa me statusin socio-ekonomik të familjes birësuese. Ndryshime të tila mund të përjetësojnë varfërinë. Stresi që shkakton të qenit i varfër mund të ndryshojë trurin në mënyra që disavantazhojnë edhe më shumë të varfërit në shoqërinë moderne.
Burimi: Flipboard