Rreth dy vite më parë, historia e Turia Pitt pushtoi zemrat e çdokujt. Modelja po vraponte në një maratonë kur u gjend e bllokuar në zjarr dhe pësoi djegie në 65% të trupit. Partneri i saj vendosi të linte punën dhe të kujdesej për të. Deklarata e tij rreth pyetjes nëse kishte menduar ta linte Turia-n, të punësonte dikë të kujdesej me të dhe të vazhdonte jetën e tij, i preku të gjithë. “Unë u martova me shpirtin dhe karakterin e saj. Ajo është e vetmja grua që do të vazhdojë të plotësojë ëndrrat e mia,” tha ai.
Në fotot e fundit të Turia-s në Instagram, modelja na ka rrëfyer një të fshehtë. Ajo është shtatzënë dhe duke gjykuar nga barku, nuk është e vogël. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Michael, janë në një tur në Afrikë dhe momentalisht gjenden në Namibi.
Në foto duket Turia përkrah një gruaje afrikane që është gjithashtu shtatzënë. “Barku shtatzënë, diçka që tejkalon çdo pengesë kulturore. Sa herë që takoj njerëz të rinj, gjëja e para që bëj është të gjej diçka të përbashkët me ta. Të gjeja diçka të përbashkët me këtë tribu në Himba ishte shumë e thjeshtë. Mjaftoi të ngrija bluzën lart,” shkroi ajo në përshkrimin e fotos.
Në foton e dytë, është bashkëshorti i Turia-s që i ka vënë duart në bark. “Tani kemi një rrotë të tretë me vete sa herë që dalim bashkë (edhe në savanën afrikane),” shkruan Turia.