Çfarë po ndodh rreth nesh > Bota

Manuali i parë hallall i seksit:Shkrimtarja muslimane has kritika pozitive

"Është e drejtë e gruas që bashkëshorti i saj ta kënaqë seksualisht.”

Autorja e lindur në Sh.B.A., Umm Muladhat shkruajti “Manuali i seksit i muslimanes: Një udhëzues hallall për seks që të heq trurin”, dhe që nga publikimi i librit javën e kaluar, ka qenë në qendër të vëmendjes në një sërë komunitetesh.

Libri u frymëzua nga një mike e sapomartuar e shkrimtares, e cila nuk kishte eksperiencë në shtrat dhe s’ja kishte idenë ç’të bënte me bashkëshortin e saj.

 

A post shared by @vip_screenshots on

“Unë e theksoj faktin se duhet të bësh seks vetëm me bashkëshortin, por gjithashtu flas edhe për gjithë rangun e përvojave seksuale që mund të kesh me të,” tha Umm në një intervistë për The Observer. “Në Islam, ekziston ideja se duhet t’i shijosh marrëdhëniet fizike vetëm brenda kontekstit të martesës, por jo vetëm për të bërë fëmijë. Është e drejtë e gruas që bashkëshorti i saj ta kënaqë seksualisht,” tha ajo.

Libri i saj përfshin një sërë aspektesh të jetës intime. Duke nisur nga mitet për seksin musliman, higjiena gjenitale, lubrikantët, pozicione të ndryshme, seks në dush, të folurit pisët, BDSM dhe deri tek seksi në publik.

 

A post shared by @vip_screenshots on

Pasi shkroi një listë këshillash për mikeshën e saj të papërvojë, informacioni mori dhenë. Mikja e saj ja dërgoi dikujt tjetër e kështu me radhë. Këta njerëz që lexuan këshillat e saj, e nxitën të shkruante një libër për të gjithë të sapomartuarit muslimanë që s’dinë asgjë rreth intimitetit.

Që prej publikimit, Umm ka marrë dhjetëra letra që i kërkojnë të shkruajë një libër për mënyra se si burrat mund të kënaqin gratë e tyre në shtrat.

Artikuj të ngjashëm