Fashion > Celebrity Style

Fiksimi i ri që Lori e vesh në mëngjes e në darkë, 20 mijë lek të vjetra!

Në përditshmëri apo për të dalë në mbrëmje, pantallonat e shkurtra xhins janë veshja IN që na sugjeron Lori Hoxha.

Jo funde mëndafshi, as fustane Moschino: këtë verë Lori ia ka gjetur anën të duket shik edhe me pantallonat xhins më të thjeshta që mund të imagjinosh. Më e mrekullueshmja e gjithë kësaj është se një palë të tilla mund t’i blejmë kudo fare lirë, ose mundet thjesht të presim një palë xhinse të vjetra që s’duam t’i veshim më.

Sugjerimi ynë? Bëjeni me ato që vishte mami në vitet ’90.

Me një bluzë tyl të zezë, Lori ka gjetur kombinimin e duhur për t’i bërë pantallonat e shkurtra me bel të lartë të duken shik. Madje, mund edhe të vësh vëthë të mëdhenj ngjyrë floriri!

Dhe meqë ra fjala për Moschino: për një veshje më të përditshme që nuk e humbet klasin, pantallonat e shkurtra xhins dhe T shirt-in e bardhë i shoqëron me një rrip klasik.

Për spot-shik suprem: një bluzë marke e stampuar dhe një çantë e madhe lëkure.

 

signs

A post shared by L (@lorihoxha) on

Në fakt, xhinset e shkurtra janë legjimituar këtë verë nga fashionistat dhe modelet më të ndjekura të Instagram-it. Kendall Jenner, Hailey Baldwin dhe Gigi Hadid, i kanë provuar në të gjitha mënyrat (lexo këtu).

 

GUYS! We have a new co- owner!

A post shared by Kendall (@kendalljennerstreetpics) on

Artikuj të ngjashëm