Beauty > Make-Up

Look-un e Selena Gomez në klipin e ri mund ta arrini me sy mbyllur

Dhe pastaj vraponi për në plazh.

Po e anashkalojmë faktin se sa perfekte duket Selena Gomez me thuajse ‘asnjë grimcë tualeti’ siç është shprehur grimieri Hung Vanngo, që është kujdesur për look-un e saj në klipin paraprak të këngës “Fetish” dhe po fokusohemi tek mënyra se si mund ta arrijmë pamjen vezulluese të yllit të muzikës.

Gjithçka mund të mendojmë kur shohim klipin është ‘o Zot sa e hidratuar’. Fytyra e Gomez shkëlqen dhe kuqëlon shëndet, kjo jo vetem falë gjeneve, por edhe disa trukeve të thjeshta.

Vanngo nuk ka aplikuar fondatinë. Gjithçka ka përdorur është hidratant i përzier me disa pika highlighter-i me përbërje vajore nga Marc Jacobs, dhe qukat i ka realizuar duke përdorur një laps sysh të thjeshtë. Një shkëlqyes buzësh dhe voila! S’jeni dukur kurrë më bukur.

Një look i tillë do ishte ideal për në plazh, për t’i kursyer vetes makeup-in, mund vetëm t’i shtoni pak shkëlqim lëkurës tuaj dhe të gjithë do t’ju pyesin çfarë kremi plazhi keni përdorur.

Artikuj të ngjashëm

. .