Shëndeti > Health News

Halelujah! Si të dukeni trendi dhe t’i shpëtoni migrenës njëkohësisht

Një zgjidhje brilante.

Prej vitesh është diskutuar se shpimi i veshit në pjesën e brendshme mund të ketë aftësi shëruese të migrenës. Edhe pse nuk ka prova mjekësore që e vërtetojnë teorinë. Shumë njerëz që vuajnë nga migrena kanë shpuar veshët me shpresën se diçka do ndryshojë. Dhe disa prej tyre ia kanë dalë.

Megjithatë para së gjithave duhet të bëjmë të qartë që nuk ka asnjë kurë që mund të zhdukë njëherë e mirë migrenën. Migrena është kaq komplekse sa doktorët ende nuk e dinë çfarë ndodh në trurin dhe trupin e njeriut gjatë sulmit. Shpimi në pjesën e brendshme të veshit shërben si akupunkturë për të lehtësuar dhimbjen, sepse pikërisht kjo pikë e veshit tuaj lidhet me sistemin e tretjes.

Akupunkturistët këshillojnë se nëse migrena juaj lidhet me problemet në tretje, ka mundësi që vendosja e një vëthi në këtë pikë të ndihmojë. Ka pika në veshin tuaj që lidhen drejtpërdrejt me  zona të trupit. Disa njerëz marrin rezultate të mira, disa të tjerë jo.

Nëse jeni kuriozë për efektivitetin e shpimit të veshit, provoni akupunkturën në fillim. Kështu do ta dini sa rezultative do të jetë tek ju.

Burimi: Migraineagain

Artikuj të ngjashëm