Çfarë po ndodh rreth nesh > Shqipëria

Zgjodhi jetën e fëmijës para vetes: Ndodh mrekullia për vajzën shqiptare

Historia e Iladës, që i sfidoi të gjithë duke mos pranuar të abortonte, i preku të gjithë në shkurt tek “Ka një mesazh për ty”.

Ajo ia doli të sillte në jetë një vajzë të shendetshme, “një mrekulli”, ndonëse mjekët e kishin ndaluar kategorikisht ta mbante fëmijën, për shkak të sëmundjes së lindur në zemër.

Vogëlushja e quajtur Ikona erdhi në jetë më 7 korrik, duke lumturuar Iliadën dhe të fejuarin e saj, Klodianin, i cili nga frika e humbjes së të fejuarës, nuk donte që ajo të lindte.

Në shkurt, Iliada shkoi tek “Ka një mesazh për ty” për t’i dhënë Klodianit një mesazh: ajo kishte vendosur ta mbante fëmijën, dhe të bënte gjithçka për ta sjellë në jetë. Kur ata ishin njohur, Iliada e kishte patur të vështirë t’i tregonte gjendjen e saj shëndetësore. Por Klodiani, jo vetëm e kishte kuptuar, por tek “Ka një mesazh për ty” pranoi t’i qëndronte pranë në vendimin e saj për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. (lexo këtu)

Pa hequr dorë, Iliada kishte kryer vazhdimisht vizita njëra pas tjetrës, nga njëra klinikë tek tjetra, në kërkim të mundësisë për të patur një fëmijë. Nuk u ndal, derisa një mjek i tha se sëmundja e saj ishte e kategorisë C, ndaj jo vetëm mund të bëhej nënë, por mund edhe të bënte lindje natyrale.

Kaq iu desh për të këmbëngulur ta çonte në fund këtë shtatzëni, ndonëse të gjithë e kundërshtonin.

“Mrekullia ndodhi!

Sot lindi Ikona jonë, Madhështia jonë, Bota jonë!

Na ke bërë prindërit më të lumtur në botë, princesha jonë, ëngjëlli jonë. Mirëeseerdhe Ikona!

Falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që na mbështetën e përkrahën në këtë rrugëtim, sa të vështirë aq edhe të bukur.”, shkroi Iliada në Facebook, për të dhënë lajmin e mrekullueshëm.

Artikuj të ngjashëm