Dashuri dhe seks > Ndarja

Dua ka të drejtë: Ja e vetmja mënyrë që të mos biesh në kurthin e ish-it!

Dua tha se kjo është kënga që do të donte të kishte dëgjuar kur sapo kishte dalë nga një lidhje. Kënga “New Rules” (Rregulla të reja) e Dua Lipës është një Bibël e vërtetë për të gjitha ata që nuk i rezistojnë dot ish-it.

Në fakt, rregullat që thuhen në tekstin e këngës, sado të jetë shkruar në formë parodie, janë në shumë mënyra gjëja e duhur për t’u bërë nëse kërkon ta harrosh dikë me të cilin je ndarë përfundimisht.

1. Mos ia hap telefonin: Ai po të telefonon vetëm sepse është tapë dhe i vetmuar

Edhe ti je e vetmuar. Ka ditë që mendon për të, për gjërat e bukura që keni kaluar bashkë. Është fare e thjeshtë të biesh pre e dëshirës për të qenë prapë me të, por duhet të kesh parasysh që, si për të, ashtu edhe për ty, takimi nuk do t’ju bënte të ndiheshit më pak të vetmuar.

Terapistët e “Psychology Today” shpjegojnë se është më mirë ta lësh veten të mësohet me vetminë, sesa t’i kthehesh dhe të dalësh prapë në pikën 0.

2. Mos e lër të hyjë brenda, do të të duhet ta nxjerrësh prapë jashtë

Gjithë përpjekiet që ke bërë për ta harruar do të shkonin në djall, duke e bërë gjithçka më të lodhshme, sepse sa herë i kthehesh kupton se asgjë s’mund të jetë si më parë. Rezultati? Të duhet ta rifillosh nga e para përpjekien për ta harruar, me dhjetëra herë.

Ekspertët shpjegojnë se hapi i parë për ta harruar dikë, është të pranosh humbjen. Është e thjeshtë në fillim, por kur nis të merr malli, fillon ta mendosh mundësitë e rikthimit. Sado momente të bukura të të kujtohen, duhet të mos shkëputesh nga arsyeja që ju solli tek ndarja. Konsideroje jashtë jetës tënde!

3. Mos u bëj shoqja e tij: Ti e di se do të zgjohesh në shtrat me të

Kur e njohim dikë kaq mirë dhe kemi ndarë kaq shumë momente bashkë, logjikisht do të ishte e drejtë të ruajmë të paktën miqësinë, por kjo nuk ndodh kur mes jush ka patur ndjenja të forta. Por pas ndarjes, instikti na çon ta ruajmë marrëdhënien me pretekstin e miqësisë, sepse shkëputja e menjëhershme nuk është aspak e thjeshtë.

Mund t’i shikojmë gjërat bardh e zi: o miq, o armiq. Por nuk ka pse të jetë kështu. Është shumë e rëndësishme të mos e urreni, thonë terapistët. Mllefi është vetëm një kundërpërgjigje e mallit, dhe nuk ju ndihmon ta kaloni. Gjithashtu, mos fajëso veten. Kupto ku keni gabuar të dy; shikoje të vërtetën në sy dhe qëndroji larg.

Ajo që mund të duket si ndjenjë, është në fakt një dëshirë për të shlyer ndjesitë e fajit, për të kuptuar çfarë do të duhej të kishe bërë apo çfarë duhet të mos kishe bërë. Por këtë përgjigje nuk e gjen tek ai; kërko brenda vetes.

4. Nëse e lejon të të vërë poshtë vetes, s’ke për ta harruar dot

Kush ka një qen e di shumë mirë se, që ai të të vijë nga pas, duhet ta thërrasësh ndërsa ecën me hapa të shpejtë përpara tij. Redaktorët për lidhjet tek “The Guardian” e përdorin këtë si shembull për të treguar se ai që qëndron më i pavarur në një marrëdhënie, është ai që komandon tjetrin.

Njësoj funksionon edhe pas ndarjes: nëse e kupton se ai po të udhëheq, duhet të mos i ndiqni thirrjet e tij.

Kafsho gjuhën dhe shkëputu. Kjo është e vetmja mënyrë për t’u ndarë përfundimisht. Kujto gjithmonë se bota ka miliarda njerëz, pra miliarda mundësi për të njohur njeriun e duhur.

Artikuj të ngjashëm