Relationships > Dating

4 shenja të pagabueshme që ai e ka me të vërtetë kur thotë ‘të dua’

Siç tha Madonna, të gjithë mund të të thonë “të dua” kur janë në kulmin e kënaqësisë. Po ai, e ka me të vërtetë?

Ka disa mënyra për ta kuptuar:

Ai të vë në plan të parë

Kur dikush të do vërtet, duke mjaftohet vetëm duke e thënë, por do të bëjë gjithçka që e vërteton. Dikush që është i dashuruar, e vë gjithmonë partnerin në plan të parë. Sado e rëndësishme të jetë ajo që po bën, nëse ti ke nevojë për të, ai do të gjendet pranë. Dhe jo vetëm: sa herë ka diçka për të ndarë, qoftë e bukur, qoftë një lajm i keq, ai do të të drejtohet ty të parës.

Ai bën kompromis për ty

“Të dua” do të thotë se e do dikë edhe në momente të vështira. Nëse ti nuk je mirë dhe ai është i lodhur, nëse të dashuron vërtet siç thotë, nuk do të shkojë të flerë. Do të qëndrojë pranë teje. Megjithatë, kjo s’do të thotë se duhet të heqë dorë nga gjërat e tij më thelbësore, vetëm për ty. Duhet kuptuar deri ku shkon caku i sakrificës për tjetrin.

Ai të dashuron pa kushte

“Të dua” do të thotë se e dashuron dikë ashtu siç është, sepse është ashtu siç është, pa kushte. Ai nuk do të të ndryshojë, nuk do të të mbyllë brenda kur ty të pëlqen të dalësh, nuk kërkon të heqë asgjë nga qenia jote sepse kështu të ka dashuruar.

Ai kujton edhe detajet më të vogla

Si lumturia, edhe dashuria është tek gjërat e vogla. Dikush që të dashuron vërtet e mban mend se kur e ke ditëlindjen, cili është filmi yt i preferuar i fëmijërisë dhe çfarë kishe veshur në takimin e parë. Kjo do të thotë se ju kushton vëmendje, dhe dashuria në vetvete është vëmendje.

Artikuj të ngjashëm