Sa herë bëjmë një zbulim të ri themi : “ Tani i kemi parë të gjitha”. Por cdo herë kuptojmë që e kemi pasur gabim, pasi bota e kujdesit për veten është kaq e larmishme sa kurrë nuk mund të reshtësh të mësuari diçka të re. E ku ka frymëzim më të mirë se ai që vjen nga eksperienca e njerëzve të tjerë? Me siguri të gjithë keni dëgjuar për detin e vdekur të Izraelit dhe benefitet e tij për mirëqënien, por shumë prej jush nuk e dinë se balta e tij përveçse ushqen trupin, është perfekte dhe për trajtimin e flokëve. Jo më kot që në lashtësi, e deri në ditët e sotme vajzat mbuojnë flokët e tyre me këtë baltë, për ta përdorur si një maskë.
Deti i Vdekur është unik për shkak të koncentrimeve të larta të kripërave dhe mineraleve. Është veçanërisht e pasur me magnez, natrium, kalium dhe kalcium. Përdorimi i baltës së Detit të Vdekur është studiuar për përfitimet shëndetësore . Balta e Detit të Vdekur nuk është një ilaç i përhershëm, por përdorimi i rregullt siguron mbajtjen nën kontroll të lëkurës tuaj.
Në dyqanin Kedma, zbuluam Shampon e flokëve me baltën e detit të vdekur. Ky produkt është shumë efikas pasi mund të përdoret rregullisht, pa bezdinë e bërjes të një maske me baltë.
Simptomat e çrregullimeve të lëkurës të tilla si psoriasis, ekzema dhe puçrrat mund të kontrollohen duke përdorur baltën e Detit të Vdekur. Përmbajtja e pasur minerale rikthen ekuilibrin e pH të lëkurës tuaj. Pra balta e detit të vdekur siguron një balancim të flokut tuaj, qoftë ai i thatë apo i yndyrshëm.
Balta e Detit të Vdekur është gjithashtu e dobishme për të parandaluar humbjen e flokëve dhe për të nxitur rritjen. Trashëgimia, stresi dhe infeksionet e skalpit janë shkaktari kryesor. Kur enët e gjakut në rënjë tkurren, ushqimi dhe oksigjeni nuk depërtojnë deri në fije. Kjo është një shkaktar i rrijtes të ngadaltë ose rënies.
Për efekt optimal, këtë shampo mund ta kombinoni edhe me balsamin e të njëjtës linjë.