Moda > Fashion News

Po lexonim revistën e famshme, kur ç’të shikonim?! Del modelja shqiptare

Arselajda Buraku po e djeg fare në Amerikë.

Kishim hyrë për të kërkuar ndonjë gjë interesante tek “Elle”, kur ç’të shikonim?  Arselajdën, e tëra dhe e bëra.

Modelja shqiptare u zgjodh nga redaktorët e bukurisë së revistës “Elle” për një shkrim editorial, mbi mënyrën si mund të përdoret toni i syve me shkëlqim. (kliko këtu për të parë artikullin)

Arselajda është tashmë e njohur në botën e modelingut, pas disa intervistave që ka dhënë në revista ndërkombëtare, mes tyre edhe “Paper Magazine” (lexo këtu).

Përveç kësaj, në maj ajo u bë pjesë e një serie dokumentarësh të “W”, ku tregonte historinë e saj si bëri paqe me trupin e saj dhe rrugëtimin nga Shqipëria në SHBA.

Buraku ka një kontratë me agjencinë e menaxhimit të modeleve “Muse NYC”.

Artikuj të ngjashëm