Moda > Anabel Picks

Copa mrekullie: Këpucët më në modë të këtij sezoni

Që të mos sorollateni kot kur të dilni për shopping

Të bësh pazare dhe të kërkosh për këpucë që të pëlqejnë, janë të rehatshme dhe janë në mode njëkohësisht, është ferri vetë. Një herë s’ja ke idenë ku të fokusohesh, s’di ç’të shkon me garderobën dhe thjeshtë përton të kërkosh. Në shpëtimin tuaj, një listë me modelet më trend të momentit. Direkt një fashionista!

Sandalja me gomë e ’90-ës
Sandalja me platformë është epitoma e modës së viteve ’90. Është e lezetshme, pak e shëmtuar, por gjithsesi e lezetshme. Steve Madden rikrijoi stilin e dy dekadave më parë dhe duken fantastike. Ndër stilet e sugjeruara janë edhe fotot e mëposhtme.

 

Princesha Satin
Satini po rikthehet këtë sezon. E kemi parë në bluze, çanta dhe tani këpucë. Gjëja më e mirë për këtë copë luksoze është fakti se ëshët shumë e gjithanshme. Visheni në dasma, xhinse të grisura, funde të ngushtë, me çdo gjë.

Sandale me takë të trashë
Edhe ky trend ka kohë që qarkullon dhe mesa duket do të qëndrojë në këmbët tona për goxha kohë. Në vend që të zgjidhni versionet bazike, kërkoni stile më interesante me pjesë metalike, ngjyra të ndezura ose copa me kuadratë.

Detaje ekstravagante
Asgjë s’është më verore sesa luledelet, ylberët, detajet me ananas. Stilistë të famshmë këpucësh kanë zgjedhur kaktusët dhe qershitë për të dekoruar këpucët e sezonit të verës.

Shapka luksoze
Falë ngritjes në detyrë të nallaneve dhe shapkave luksoze nuk do të na duhet të lodhemi më kurrë nëpër dasma apo festa në bar.

Të thjeshta, por unike
Nëse doni të bini në sy, por vetëm pak, zgjidhni një këpucë minimaliste me nje detaj madhor. Me shikim të parë nuk e vë re veçantinë e tyre, por në të vërtetë kanë një kleçkë që do t’ju veçojë nga turma.

Artikuj të ngjashëm

. .