Për arsye të panjohura, shumë mendojnë se seksi gjatë periodave është i shpifur dhe neveritshëm dhe thjeshtë nuk bëhet. Çdo gjë që dinit është një gënjeshtër! Mësojeni sot se mund të bëni seks gjatë periodave, të bëni goxha qejf dhe aspak pis. Le të fillojmë.
Nuk është aq e rrëmujshme sa ç’mendon
Përveç rasteve kur keni rrjedha të mëdha, shanset që të notoni në pishinën tuaj me gjak janë shumë të ulëta. Gjithsej, uterusi lëshon 30 – 40 ml gjak. Imagjinojeni vetë sa pak gjak del në minutë. Imagjinoni sa do të zgjasë festa juaj në krevat. Zërë se s’ka gjak fare. E shihni.
Edhe nëse bëhet pis, mund ta pastroni
Shtroni një batanije të vjetër ose një peshqir të trashë posht nëse keni frikë se mos bëni çarçafët me gjak. Më pas, futini në lavatriçe menjëherë.
Është thjesht gjak. Nuk do ju gjejë gjë
Është gjak dhe veshje uterine. Nuk prish ndonjë punë nëse bie në kontakt me një penis. Mund ta fshijë brenda sekondit.
Burrat prishen brenda dhe mbi partneret e tyre gjatë gjithë kohës
Pse të mos i ndërrojmë pak rolet. Çfarë problemi ka nëse sekrecionet trupore tuat prekin atë?
Periodat nuk janë të shpifura apo të pisëta
Janë diçka natyrale. Ndodhin çdo muaj dhe janë pjesë e jetës së çdo gruaje. Është absurde që duhet ta shpjegojmë akoma pse s’ka asgjë të frikshme rreth periodave.
Orgazmat lehtësojnë dhimbjet
Orgazmat janë qetësues natyrorë të dhimbjeve. Vërtetë bëjnë mrekullira. Hiqni qafe dhimbjet e barkut, të kokës, kurrizit me një orgazmë të thjeshtë.
Gratë janë më të eksituara kur janë me ato
Për një arsye ose një tjetër, ndodh. Mos e komplekso veten dhe merr atë që do.
Do të ndiheni më mirë
Të shohësh televizor dhe të hash çdo lloj ushqimi të pashëndetshëm në shtëpi, e vetmuar, duke qarë, është qejf. Po të bësh seks dhe të ndihesh si një Perëndi, është akoma më qejf.
S’do të keni nevojë për lubrifikues
Periodat janë lubrifikues natyralë njerëz.