Beauty > Flokët

Nëse ia thoni për gërsheta, me këtë model flokësh do shpëtoni këtë verë!

Dhe do jesh më e bukura e plazhit!

Për dikë që ka nerva, mund të jetë eksperiencë e këndshme të provojë çdo ditë një model flokësh të ri, por për ata njerëz që lodhen edhe duke i mbledhur flokët topuz, kemi gjetur zgjidhjen ideale.

Vera ka nisur më e nxehtë se kurrë dhe s’është se flokëve tuaj po u bën ndonjë nder dielli apo deti, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte t’i mblidhnit në mënyrë të tillë që të ndiheni mirë dhe të dukeni bukur, pa i kushtuar rëndësi çdo ditë.

Trendi i gërshetave që u përhap masivisht një vit më parë vazhdon edhe këtë verë dhe për hir të së vërtetës, edhe sikur të mos ishin në modë, gërshetat janë zgjidhja më praktike për të shtyrë ditët në plazh. Prandaj nëse ju, shoqja e ngushtë, motra, mami, komshija apo parukierja e lagjes jeni të specializuara në gërshetimin e flokëve, çfarë po prisni?

Fundjava erdhi! Dhe më e mira është se ky model zgjat shumë dhe flokët do t’i keni të mbrojtur. Kaq e thjeshtë

Artikuj të ngjashëm