Si jetojmë > Beje Vete

Ndërrojini ato këllëfë! Duhet ta bëni më shpesh se ç’e mendoni

Kur vjen puna tek shpeshtësia e larjes së çarçafëve dhe ndërresave të tjera, ka lloj-lloj teorish. Por më e përhapura është ajo e të ndërruarit të çarçafëve një herë në javë.

Nëse vetë lahesh 1 herë në ditë, çarçafët duhet t’i ndërrosh një herë në javë.”, thotë për “Dailymail” ekspertja e pastërtisë Shannon Lush.

Por këllëfët e jastekëve janë çështje tjetër. Jasteku vetë është çdo natë në kontakt të drejtpërdrejtë me fytyrën, dhe kjo na ekspozon ndaj rreziqeve që mund të sjellë papastërtia.

“Këllëfët e jastekëve duhet të ndryshohen çdo dy ditë, pa përjashtim. E ke mu në fytyrë, dhe dora jote mban më shumë papastërti se çdo pjesë tjetër e trupit.”, dhe shton: “Shumica e njerëzve nuk i lajnë jastekët aq sa do të duhej, është krim.”

Sipas saj, papastërtia e këllëfit është një prej shkaqeve kryesore të pikave të zeza në fytyrë.

“Mbledh qelizat e vdekura të lëkurës, që bien sidomos kur flemë. Jasteku është një prej shkaktarëve kryesorë të pikave të zeza.”

Artikuj të ngjashëm