Moda > Street Style

Kur politikanët mbanin çorape 'cool', fashionistat i binin maces me lugë

Ca njerëz janë më me stil se ca te tjerë dhe s’ke ç’i bën.

Duke hedhur sytë nga tendencat e fundit të sfilatave botërore, me doemos vë re prezencën masive të çorapeve. Dhe jo nga këto të thjeshtat, të zeza ose të bardha me qafë të shkurtër që të mos duken. Mundësisht deri poshtë gjurit, me motive dhe shumë ngjyrë. S’ka rëndësi çfarë vesh, për sa kohë çorapet e tua vjedhin gjithë vëmendjen.

E pamë në sfilatën e Prada-s, Versace-s, Lanvin-it, Wooyoungmi-të, e plot të tjerëve. Përpara se moda të arrinte këtu, janë disa politikanë që e kanë kuptuar me kohë rëndësinë e çorapes festive.
Ta nisim me tanët. Kryeministri i vendit ka veshur historikisht çorape shumëngjyrëshe, ose të kuqe të ndezura. Ndoshta ka të bëjë formimi prej artisti, ndoshta ishte largpamës dhe e dinte se kjo ditë do të vinte.
Për të kaluar tek politikani më i preferuar i internetit. Justin Trudeau goditi në shenjë me çorapet e tij ylber shoqëruar mes shkrime në arabisht dhe urime për Bajramin. Çorapet kishin kuptime të dyfishta. Si fillim shërbenin për të festuar Gay Pridë në Toronto dhe së dyti për të uruar besimtarët muslimanë për festën e Bajramit. Kryeministri kanadez është i famshëm për zgjedhjet e tij, duke zënë faqe të tërë artikujsh për çorapet me personazhe nga Star Wars ose me logon e NATO-s. S’është çudi që të gjithë e duan.
Erion Veliaj mund të jetë popullor dhe në linjë me trendet, ama çorapet e gëzueshme i ka veshur vetëm një herë. Për një kauzë të mirë, për më tepër. Në kuadër të ditës së Sindromës Doën, kryebashkiaku dhe një sërë njerëzish veshën çorape me kuadrata e me ngjyra për të ndërgjegjësuar të tjerët ndaj sindromës. Për sa kohë Veliaj vesh bluza me superheronj, nuk ka problem që po neglizhon çorapet.

Artikuj të ngjashëm