Relationships > Tradhëtia

E paskemi ditur gabim! Ja kush janë vërtetë më të prirur për të tradhtuar

Jo ata që mendoni ju!

Zakonisht, figurën e dikujt që tradhton e perceptojmë si të ri, shumë të paraqitshëm dhe me aftësi të shkëlqyera joshjeje.  Por studimi i fundit do të na bëjë që të heqim dorë njëherë e mirë nga kjo ide sepse e vërteta është krejt ndryshe. Studimet e fundit, kanë treguar se shumica e njerëzve të cilët kanë tendencë për të tradhtuar janë ata të cilët deri më tani s’i kemi menduar si të tillë: janë pikërisht prindërit dhe gjyshërit tanë.

Ky informacion vjen si rezultat i një studimi të kryer nga “Institute for Family Studies”.  Në përfundim të këtij studimi, u pas se rreth 20  përqind  e çifteve të martuara amerikanë të moshës mbi 55 vjeç, pranuan se kishin tradhtuar bashkëshorten e tyre, ndërsa 14 përqind e meshkujve mbi 55 vjeç pohuan se kanë lidhje të qendrueshme jashtë martese.

Dhe siç mund ta merrnim me mend, mosha në të cilën asnjërit prej partnerëve nuk u shkon më mendja për të tradhtuar është sapo hyn të 70-at. Vetëm atëherë, mund të jeni plotësisht të qetë. Ai s’ka askënd tjetër përveç teje.

Burimi: Women’s Health

Artikuj të ngjashëm