Në çdo marrëdhënie serioze, të jesh në të njëjtën linjë në lidhje me paratë është gjëja më e rëndësishme. Ka ndikim madhor në aspekte të rëndësishme si: ku do të jetoni, mbi çfarë do të shpenzoni, a do të keni një llogari bankare të përbashët, a do të bëni fëmijë dhe më tej. E vërteta është, se shumë prej nesh e shmangin këtë temë bisede, pasi shkakton tension dhe situata të sikletshme.
Gjithsesi, bisedat rreth parave duhen bërë, herët a vonë. Duhet të jetë një bisedë e lehtë, me mirëkuptim dhe reciproke, s’ka arsye për t’u ndjerë në siklet. Nëse vini re ndonjë nga këto alarme të kuqë, uluni dhe diskutoni me partnerin sa më herët.
Të shpenzuarit e tepruar
Të shpenzosh një herë në ca kohë, të kalosh disa ditë të bukura për përvjetojr, e gjëra të kësaj natyre, nuk janë shkak për t’u shqetësuar. Ama, nëse shihni se partneri juaj, i ndërron këpucët e tij të shtrenjta, më shpesh se mbreti gratë, ai ose ajo mund të jetë një shpenzues i tepruar. Jini të drejtpërdrejtë dhe flisni pa gjykuar. Diskutoni qetësisht nëse blerjet e fundit përputhen me planet tuaja financiare. Një bisedë e tillë është perfekte për të diskutuar për vendet në të cilat mund të kurseni, për të shpenzuar më shumë për pushime të shkurtra ose pajisje shtëpiake.
Shumë borxhe
Është e zakontë të kesh borxhe kur nis jetën me dikë. Shumë prej nesh, paguajnë ende shkollën, makinën ose pasuri të tjera të mëdha si këto. Borxhet për blerje të tilla quhen investime më tepër se borxh dhe nuk janë për t’u shqetësuar. Nëse shihni se karta e kreditit të partnerit tuaj është jashtë kontrollit, ose ka muaj pa u paguar, nisni një bisedë për të gjetur strategjinë e duhur për të paguar në kohë dhe në mënyrë efiçente. Jini të sinqertë me partnerin tuaj dhe flisni haptazi për ç’prisni nga e ardhmja juaj financiare.
Gjithmonë në stres rreth parave
Ka një dallim mes të qenit syhapur dhe të qenit i fiksuar, dhe nëse parteri juaj është i fiksuar, ky mund të jetë një një problem serioz. Jini mbështetës dhe përpiquni të gjeni rrënjën e shqetësimit. A ka vërteë probleme, si borxhe, pasiguri në punë ose dramë familjare? Nëse jo, situata është më mirë nga ç’i duket partnerit tuaj dhe filloni të gjeni menyra si ta bëni atë të ndihet më në kontroll. Planifikoni shpenzimet tuaja, bëni një shpërndarje kohore të pagesave të kësteve ose shkruani një mënyrë për të përballuar dramat familjare.
Me pak komunikim të saktë dhe të qartë, është e mundur që ju të jetoni të lumtur (financiarisht) në jetë të jetëve.