Shëndeti > Health News

E vërteta: Fajin për gjithë mushkonjat që ju pickojnë, jua kanë prindërit

Sot e liga të vjen nga i joti.

Pa e tepruar, mund të themi me plot gojën se vera vjen me të mirat e veta dhe me të ligën më të madhe: mushkonjat. Dimë që të gjithë insektet janë më aktivë gjatë agimit dhe perëndimit, por Jonathan Day, profesor në Universitetin e Floridës, pranon se ka një arsye pse mushkonjat janë më të tërhequra kundrejt disa njerëzve dhe jo disa të tjerëve. Sipas një studimi, numri i pickimeve varet pothuajse tërësisht nga gjenet e dikujt. “Nga zbulimet e fundit mund të themi me siguri se është e trashëguar,” thonë studiuesit.

Zakonet tuaja, ushqimi që hani, parfumi që vini nuk luajnë ndonjë rol të madh në tërheqjen e mushkonjave. Në fakt, mushkonjat femër, ato që pickojnë, tërhiqen nga aroma e dioksidit të karbonit, të cilin të gjithë njerëzit e emitojnë nga poret. “Mushkonjat femra kanë receptorë për dioksidin e karbonit, të cilët u tregojnë nga po vjen dioksidi i karbonit dhe sa afër është,” thuhet në studim.

Arsyeja e dytë është prania e acidit laktik, i cili prodhohet gjatë të ushtruarit ose aktivitetit fizik të muskujve. Zakonisht, njerëzit që stërviten kanë nivele më të larta të acidit laktit dhe si pasojë tërheqin më shumë mushkonja.

Nuk keni ç‘bëni. Vishni rroba të lehta në copë dhe ngjyrë dhe gjeni spray me kundra insekteve me përmbajtje limoni ose portokalli.

Artikuj të ngjashëm

. .