Metropolitan > Celebrity

Sa e shijshme Mario! Kim la kokën pas ushqimit të preferuar të shqiptarëve

Që Kim-it nuk i ndahet zemra nga shqiptarët, këtë na e ka treguar vetë. Në fillim ishte tentativa e suksesshmme për të folur shqip, duke e kthyer ‘Sa bukur Mario’ në krenarinë e disa javëve me radhë.

Më vonë, u zbulua se një nga këngët e preferuara të seks simbolit ishte pikërisht ‘Bonbon’ e Era Istrefit. Duket se Mario e dëgjonte aq shumë sa nuk Kim nuk e kuptoi kur kjo këngë iu kthye në fiksim. Por simpatia dhe dëshira e Kim për të promovuar Shqipërinë nuk përfundon me kaq.

Të gjithëve iu kujtohet kur kohë më parë, ajo postoi në llogarinë e saj të Twitter-it, një video të shkurtër të këngëtarit shqiptar Albert Stanaj, ku shkruante: “Sa i ëmbël është ky këngëtar i ri nga Shqipëria?”

Gjithsesi, familjarizimi i saj me shqiptarët s’do të mund të ishte kurrë i plotë nëse Kim nuk do t’i kthente sytë pak nga ushqimet tona tradicionale.

Edhe pse është ëmbëlsirë turke, shqiptarët e përdorin shumë bakllavanë dhe ne kemi provat që edhe këtë ia ka futur në zemër Mario, se ai i bën këto punë të mira.

Pak orë më parë në llogarinë e saj të Snapchat-it, ndër të tjera ka postuar një copë bakllava, që ndodh të jetë ëmbëlsira e preferuar e shqiptarëve. Mbi foto ajo shkruan: “Baklava” duke  shoqëruar me ikona për të na treguar se sa shumë Znj.West po e shijonte.

Artikuj të ngjashëm

. .