Beauty > Make-Up

Kjo është mënyra e vetme për ta bërë makeup-in tuaj t’i rezistojë vapës

Mezi po e prisnim verën dhe tani që erdhi, po pendohemi që e urryem aq shumë dimrin. Është thuajse e pamundur të dalësh nga shtëpia me temperaturat 40 gradë celcius. Më e tmerrshmja është se sapo del makeup-i të shkrin në fytyrë si akullorja në diell. E gjithë ajo punë e shkuar dëm...

Në kerkimin tonë të palodhur për produktet që ju ndihmojnë të kaloni periudha të tilla ‘krize’, kemi gjetur edhe si ta shpëtojmë grimin tuaj. Çdo gjë fshihet te baza, nëse ajo i reziston vapës, çdo produkt që vendosni mbi të qëndron më gjatë.

Në dyqanin Kryolan zbuluam fondatinën Camouflage Fluid, pikërisht ajo që po kërkonim. Kjo fondatinë është rezistente ndaj ujit, por nuk është shumë e trashë dhe nuk krijon efektin e një maske në fytyrë.

Ka një formulë të hollë dhe mbulim të mirë i cili qëndron në fytyrë edhe nëse ju vendosni të laheni në pishinë apo në det.

Për të fshehur imperfeksionet ju mund të përdorni korrektorin Erase Stick. Ai  ka një formë buzekuqi dhe është shumë praktik për t’u mbajtur edhe në çantë për rregullimet gjatë ditës.

Si përfundim, duhet ta fiksoni grimin tuaj me një spray, në mënyrë që çdo produkt që keni vendosur në fytyrë të qëndrojë i palëvizur. Spray Derma Color është nga e njëjta linjë produktesh si fondatina që përmendëm më sipër. Ai jo vetëm që e fikson grimin tuaj, por ofron dhe mbrojtje nga dielli me SPF 20, që e bën perfekt për perdorimin gjatë verës.

Një tjetër produkt gjenial për këtë sezon është dhe buzëkuqi lip stain nga Kryolan. Ky buzëkuq vendoset në buzë i lëngshëm, pas disa sekondave thahet në mat dhe nuk lëviz më gjithë ditën!

Deamishel Hoxha
Beauty Editor

Artikuj të ngjashëm

. .