Beauty > Vip Vanity

Një tjetër sex symbol pret baluket, sepse bën mrekulli për fytyrën

Sofia Vergara i shtohet listës së grave të famshme që heqin dorë nga prerjet klasike të flokëve për një look më trasgresiv.

 

New haircut 😁gracias !!#kellyklain💇🏽

A post shared by Sofia Vergara (@sofiavergara) on

Balukja konsiderohet nga ekspertët e bukurisë një “lifting i menjëhershëm i fytyrës”, pasi praktikisht, funksionon si një kornizë për tiparet, duke vënë në pah sytë dhe mollëzat. Efekti vihet re edhe tek fytyra e Sofias.

Kjo ndërhyrje e Sofias na kujtoi Monica Bellucci-n, e cila vite më parë preu baluket dhe që atëherë, i ka provuar në modele të ndryshme.

Të ndara në mes si Brigitte Bardot apo të gjata dhe të çrregullta, Monica i përdor baluket për të vënë në pah më të mirën e fytyrës.

Balukja, sidomos kur është e prerë drejt, i jep look-ut një prekje shumë vintage, alla vitet ’60- ’70.  Brigitte Bardot në fazën e saj hippie apo Jane Birkin, britanikja në Francë që mbahet mend për stilin super cool, janë dy ikonat nga të cilat frymëzohen të famshmet kur presin baluke.

 

Artikuj të ngjashëm

. .