Shëndeti > Health News

Është më keq nga ç’mendoni: Alkooli gjatë shtatzënisë ndikon breza të tërë

Një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë shkakton anormalitete në tru dhe sjellje që mund të trashëgohen në disa breza.

Studimi ka zbuluar se alkooli gjatë shtatzënisë, jo vetëm që ndikon mbi fëmijën e palindur, por edhe mbi zhvillimin e trurit të nipërve dhe stërnipërve të ardhshëm.

PrEE, ose ekspozimi prenatal ndaj etanolit, ndikon anatominë e neokorteksit, zonës së trurit që është përgjegjëse për sjelljet komplekse dhe aftësitë njohëse. Ekspozimi i kësaj zone ndaj alkoolit sjell sjellje motorike anormale dhe çrrgullim ankthi tek foshnja e palindur.

Kërkuesja kryesore e projektit, Kelly Huffman, implementoi skemën e eksperimentit mbi një grup minjsh laboratori dhe zbuloi se brezi i parë i pasardhësve, shfaqi gjene atipike, zhvillim anormal dhe mungesa në sjellje. Për më tepër, studiuesit gjetën se edhe brezat pasardhës të minjve të paekspozuar ndaj alkoolit shfaqën probleme të sjelljes dhe të zhvillimit.

“Gjetëm se masa trupore dhe madhësia e trurit ishte më e ulët në sasi të konsiderueshme tëk të gjithë brezat me një paraardhës konsumues të alkoolit gjatë shtatzënisë. Të gjithë brezat shfaqë sjellje depresive dhe anksioze dhe probleme në lëvizje,” tha Huffman

Artikuj të ngjashëm