Beauty > Vip Vanity

Modeli ynë i preferuar i flokëve kur pastrojmë është trendi i momentit

Kush tha që flokët topuz duhet të jenë përsosurisht të rrumbullakosur e të shkëlqejnë nga llaku? Këtë verë të famshmit kanë një ide më të mirë dhe sigurisht, shumë më natyrale.

Dhe meqë për fat të mirë trendet e kohëve të fundit na kujtojnë se duhet ta duam veten siç jemi, topuzi që po ua shikojmë shumë të famshmeve në tapetin e kuq është i rrëmujshëm deri në mrekulli.

Emily Ratajkowski, Zendaya dhe shumë të tjera shfaqen me kapje flokësh aq të thjeshta, sa duket sikur t’i kenë kapur vetë. Thënë shqip, topuzi i preferuar i të gjithave i ngjan modelit të flokëve që bëjmë kur i kapim tërë nerva për të pastruar njëherë e mirë rrumpallën që na ka zënë dhomën.

Një lidhëse, një tufë flokësh, i kap lirshëm dhe i lë megjithë fijet që dalin andej-këndej, sepse e pakrehur do të thotë seksi. Nëse e kanë bërë vajzat në tapetin e kuq, pse të mos e bësh edhe ti?

Artikuj të ngjashëm