Lifestyle > Udhetim

Pushimet e lejes së zakonshme janë një shpërdorim kohe: Ja pse

Asgjë s’është ashtu siç duket.

Pushimet tipike dy javore vërtetë zgjasin më shumë, por mos prisni të jeni dyfish më të kënaqur kur të ktheheni në shtëpi. Sipas psikologut Daniel Kahneman, pushimet një javore janë po aq të mira dhe të kënaqshme sa ato dy javore.

Khneman e ka ndërtuar karrierën e tij duke studiuar përvojat dhe kujtimet e njerëzve në lidhje me njëra tjetrën. Ai gjeti se psikologjia e dikujt ndahet në dy pjesë: në pjesën përjetuese dhe në pjesën kujtuese. Pjesa përjetuese jeton në moment ndërsa pjesa kujtuese sheh mbrapa në gjëra që kanë ndodhur.

Lumturia varet nga ju dhe cilën nga pjesët e psikolgjisë tuaj doni të mikloni më shumë. Nëse doni të kënaqni veten tuaj përjetuese, planifikoni pushime afatgjata. Një javë më tepër duke pirë kokteile buzë detit, do t’ju mbajë larg stresit dhe i thonë një javë  më shumë larg zyrës.

Nëse doni të keni kujtime të bukura nga pushime tuaja, planifikoni diçka të shkurtër. Pushime të ngjeshura, të mbushura me aktivitete dhe të mirë planifikuara do të jenë më të paharrueshme për ju, sepse truri mban mend ç’është e re, jo ç’është monotone. Në përfundim, do të jeni të mbushur me kujtime dhe ditë të mrekullueshme.

Nëse shkoni me pushime për dy javë, dhe jo për një, nuk do të bëni gjëra dhe përjetoni gjëra të reja. Kur të ktheheni në shtëpi, gjithë pushime do t’ju duken si një kujtim i vakët dhe i njëtrajtshëm. Në fjalë të tjera, nëse duhet të ikni me pushime patjetër për dy javë, keni dy mundësi. Ose pushoni në dy vende të ndryshme, në dy mënyra drastikisht të ndryshme. Ose ikni një javë me pushime dhe pjesën tjetër kalojeni në shtëpi, ose në ndonjë vend të lirë ku mund të relaksoheni pa shpenzuar.

Artikuj të ngjashëm