Një vajzë 19 vjeçare ka vrarë veten ditën e djeshme duke u hedhur nga dritarja e apartamentit të saj në katin e tetë. Fqinjët folën për mediat dhe thanë se dëgjonin shpeshherë zënka nga banesa e ku jetonte e reja me të dashurin e saj dhe sot, ai vetë është prononcuar për të treguar rrethanat e ngjarjes.
Sipas Panoramës, Artur Çala ka pranuar se kishin debate në çift dhe se e dashura e tij kishte ditë që qante pa i treguar arsyen. “Ne kishim rrallëherë debate, si çdo çift. Nuk kemi pasur sherre. Unë e doja dhe mendoj se më donte. Kishte disa ditë që e shihja që qante, por nuk më tregonte pse qante. Nuk e di pse e ka bërë. Po të isha aty, nuk do ta lejoja, por ka ikur në fshehtësi. Jam shumë i lënduar,” ka treguar Çala para forcave policore.
Bazuar në dëshminë e të dashurit, Safete Bega ka ngrënë darkë me të si përherë dhe kanë qenë duke ndjekur programe televizive. Në një moment, Çela nodhej në kuzhinë, ndërsa vajza është mbyllur në dhomën e gjumit. Disa minuta më pas, ai ka shkuar për ta kontrolluar, por e ka gjetur derën e mbyllur. Momente më vonë, pasi kërkoi ndihmë tek fqinjët, trupi i pajetë i të resë është gjendur në sheshin përpara pallatit.
Ambulanca mbërriti në vendngjarje, por 19-vjeçarja kishte ndërruar jetë. Pas marrjes në pyetje, Çela nuk dha ndonje arsye specifike që e shtyu vajzën drejt vetëflijimit.