Moda > Anabel Picks

Këto janë rrobat e banjës më seksi për formën tuaj trupore!

Nëse jeni e dobët
Vajzat e dobëta, mund te veshin thuajse çdo formë të rrobave të banjës. Por për t’i dhënë më shumë formë trupit të tyre ne rekomandojmë këtë bikini fantastik nga Calzedonia, të përzgjedhur nga blogerja e famshme Chiara Ferragni. Detajet në dekolte do e marrin gjithë vëmendjen mbi ju.
Nëse keni një trup atletik
Ky kostum nga Calzedonia ka një prerje te thjeshtë që mbulon në vendet e duhura, i cili kombinuar me printin leopard është sa I rehatshëm aq edhe seksi.
Nëse keni trup në formë dardhe
Për vajzat që kanë vithe më të theksuara se shpatullat ky kostum nga Tezenis ju jep gjerësinë e duhur në pjesën e shpatullave. Të poshtmet e vogla gjithashtu theksojnë pjesën e bukur të trupit tuaj.
Nëse keni një bust të madh
Ky kostum nga Rita Ora x Tezenis, ka një dizenim trendy dhe joshës. Shikoni sa bukur duken prerjet gjeometrike në trupin e Ritës. Mos kini turp ta shfaqni atë që natyra ju ka falur !
Nëse jeni të mbushura.
Ky kostum plazhi nga Tezenis I kombinuar me copën e qëndisur, fsheh kilet e tepërta pa ju mbuluar së tepërmi. Eshtë seksi dhe perfekt për trupat e mbushur.
Nëse doni të fshihni barkun
Kjo zgjedhje nga Calzedonia ka një dizenjim fantastik me dekorin e luleve të kuqe. Ky kostum ju lejon të fshihni zonat problematike pa u dukur shumë e mbuluar.
Nëse keni bust të vogël
Ky set nga calzedonia do ta ‘përqafojë’ bustin tuaj në vendet e duhura.
Nëse nuk keni një bel të theksuar
Ky bikini nga Calzedonia i jep formë trupit pikërisht në pjesën e belit, duke e bërë të duket më elegant dhe femëror. Për më tepër lidhëset me ngjyra elektrike duken fantastike me ngjyrën çokollatë që trupi merr në plazh.
Nëse keni këmbë në disproporcion me trupin
Nëse do të dëshironit që këmbët tuaja të ishin pak më të gjata, ju mund të krijoni një ‘iluzion optik’ duke veshur rroba banje me një prerje të lartë në pjesën kofshëve, si ky body nga Calzedonia.

 

Dyqanet Calzedonia dhe Tezenis i gjeni në qendrën tregtare TEG dhe Toptani Shopping Center.

Artikuj të ngjashëm