Eneo Ferko, 20-vjeçari nga Fieri që vrau veten të hënën, vuante sepse ish-e dashura kishte nisur lidhjen me dikë tjetër.
Menjëherë pas ngjarjes së dhimbshme, miqtë e Eneos treguan për policinë se ai kishte 10 ditë që ishte ndarë nga vajza me inicialet E. C., me të cilën kishte patur lidhje prej një viti. Sherret e shumta në çift sollën ndarjen, por fjalët e Eneos në Instagram pak orë përpara se të vriste veten, tregojnë se kishte një të tretë mes tyre.
“Vuaj se të humba përgjithmonë/ qaj sepse vranë dashurinë tonë.... hesht sepse shpirti po të dorëzon tek një tjetër që nuk të meriton.”, shkruante Eneo.
Miqtë e Eneos kanë treguar për “Panorama” se dashuria e tij për 17-vjeçaren e kishte çuar deri aty sa, edhe pse ajo e kishte refuzuar prerë, t’i dërgonte asaj një video duke pirë fotoksinë, me qëllimin për ta prekur që të kthehej me të. Megjithatë, ajo e kishte marrë vendimin.
“Ai ishte djalë shumë i mirë. E donte shumë, prandaj vrau veten, por ajo u tall me të. Eneo ishte djalë i mrekullueshëm. Ajo ndyrësira, ishalla përfundon më keq se ai. Ajo e vrau. Ta fusin në burg, se ajo e vrau!”, thotë për “Panorama” shoqja e Eneos.