Si jetojmë > Out and About

Speciale Matura 2017: A keni parë çifte më të bukura se këta?

Maturantët e Shqipërisë dhe Kosovës "e djegin"!

Shumë pak shkolla të mesme mund të kenë ngelur pa festuar mbrëmjen e maturës në Shqipëri, se të tjerët “e kanë djegur” qoftë në veshje, qoftë edhe në të festuar deri në orët e para të mëngjesit përgjatë muajit qershor. Anabel u kërkoi maturantëve (hëm na falni ish-maturantëve) që të na dërgonin fotot e tyre nga mbrëmja e maturës dhe meqënëse ishin shumë që na erdhën në inbox dhe të tjera të maturantëve të Kosovës qe  mblodhëm në faqen e Facebook “Matura 2017”, i kemi ndarë në tre shkrime, ku një do t’i kushtohet çifteve, tjetra çunave dhe natyrisht në shkrimin e tretë, do të përqëndrohemi tek veshjet e gocave.

Mbrëmjet e maturës gjithmonë e më shumë po njehsohen me stilin amerikan të “prom”, ku vajzat shkojnë të shoqëruara në çift me shokët e klasës, pavarësisht se shumë shkolla (dhe bëjnë mirë) e kanë kursyer konkursin që bëhet gjatë mbrëmjes për “Prom Queen and King” . Edhe ne vendosëm ta shmangnim një sondazh për të zgjedhur “Më të bukurit” e mbrëmjes, sepse në sytë tanë të gjithë ishin bërë yje.

Ajo çfarë na bëri përshtypje ishte angazhimi i madh i disa qyteteve si Kukësi apo Laçi për ta kthyer mbrëmjen e maturës në një festë të qytetit. Të rinjtë parakaluan me makina të shtrenjta (në Laç madje edhe me një traktor Lamburgini), ndërsa qyteti i vëzhgonte në rrugë sikur të ishin të famshëm.

Dëshira për të luajtur pak me “eventet e Vip-ave” u pa edhe në dekor, ku shumë shkolla kishin vendosur tapet të kuq dhe një kënd fotografie.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

Artikuj të ngjashëm