Shëndeti > Shendeti i Gruas

Pyetja e verës merr përgjigje: A është e dëmshme ta vonosh ciklin?

Kush është në punë dhe mezi mori leje apo kush mezi i sajoi datat me shoqërinë, tani ka një frikë të fundit: Po sikur periodat të vijnë pikërisht për pushime?

Për arsye të ndryshme, të gjithave na shkon mendja të pimë kokrra për të shtyrë periodat. Megjithatë, frika se mos po dëmtojmë ciklin hormonal na ndalon. Ose më keq: po sikur të mbetem shterpë?

Është shumë e thjeshtë të kalosh në paranojë, por fjalën e fundit e kanë si gjithmonë, ekspertët. Nëse ende nuk jeni konsultuar me një gjinekolog (duhet ta bëni), “ABC News” foli me ekspertin e planifikimit të shtatzënisë David Grimes.

Sipas tij, për gratë me parametra përgjithësisht normale është krejtësisht e sigurt: mund të konsumojnë pa frikë pilulat që vonojnë ciklin. Megjithatë, gratë trupi i të cilave nuk është i përshtatshëm për kontraceptivë, nuk duhet të pinë as pilula që rrallojnë ciklin.

Në këtë grup përfshihen gratë që kanë probleme me shëndetin, si presion shumë i lartë gjaku, ato që pinë duhan dhe gratë mbi moshën 35-vjeçare.

Nëse mund të pini kontraceptivë, mund të zgjidhni edhe të vononi ciklin.

Artikuj të ngjashëm

. .