Si jetojmë > Udhetim

S’do ta besoni ç’lloj gjërash lejohen të merrni me valixhen e dorës!

Dhe jo një shishe ujë.

Një skelet artificial
Sigurisht, sepse nuk i bën keq asnjë mize!
Hiri i trupit të djegur
Besojeni ose jo, aeroportet krijojnë shumë lehtësira për të përmbushur amanetet e fundit të të afërmve të ndjerë.
Kek dhe biskota
Ndërsa lëngjet mbi 100 ml nuk lejohen, një kek i vogël apo një pako biskota s’ti heq njeri.
Rërë
Nëse doni të keni me vete një copëz rëre nga aty ku balta është më e ëmbël se mjalta, askush s’ju thotë dot “jo, bre burrë"
Makineri buke
Nëse i gjeni vend, hallall u qoftë
Parashutën
Mund të merrni me vete një parashutë, mjafton që ta keni paketuar veçmas bagazheve të tjera.

Burimi: "Business Insider"

Artikuj të ngjashëm

. .