Beauty > Make-Up

Ku i keni furçat? Mësoni si të bëni kontur si Kim-i nga vetë goja e saj

Kush do na mësonte me mirë se vetë mbretëresha e konturimit?

Para dhe pas konturimit

Nëse keni qenë të vëmendshëm, e keni vënë re që Kim Kardashian ka publikuar linjën e saj të produkteve të grimit me një produkt për konturim, një për ndriçimin e fytyrës dhe furçar respektive. Stoku i të gjithë produkteve të mësipërme ka mbaruar që tre orë pas publikimit, por pavarësisht kësaj, taktika është e dobishme.

Rutina e Kim-it është 9 hapa dhe zgjat 12 minuta. Mund të shihni videon e saj në Instagram Live ose nëse s’keni kohë, lexoni më poshtë.

1. Nisni me lëkurë të pastër, të hidratuar. Kim përdor një spray luminues nga Tatcha për bazën e grimit.

2. Aplikoni një bazë. Në rastin e saj, pak korrektor poshtë syve dhe në zonat problematike të fytyrës.

3. Pasi ta keni shpërndarë shtresën e mësipërme, aplikoni një të dytë. Fokusohuni tek zonat anash hundës dhe tek vijat e formuara nga e qeshura.

4. Shpërhapni çdo gjë. Kim përdor një sfungjer të njomë me ujë ose një spray grimi.

5. Vendosni çdo gjë në vend me pudër pluhur. Kim përdor sfungjerin e linjës së saj të mbuluar me pudër, dhe pas tij e shpërhap me furçë.

6. Aplikoni kremin konturues në perimetrin e fytyrës, anash dhe në majë të hundës, poshtë mollëzave dhe në ballë.

7. Shpërhapni sërish. Ajo përdor furçën e aplikatorit të saj, por ju mund të përdorni cilëndo furçë të ngjashme. Kim-it i pëlqen që balli të jetë pak më i errët dhe mbi atë zonë nuk fokusohet dhe aq shumë me shpërhapjen.

8. Bëjeni lëkurën tuaj të shkëlqyeshme me highlighter. Aplikojeni mes vetullave, në mes të hundës dhe buzëve, mbi mollëza dhe në brendësi të syrit.

9. Nëse s’gjeni buzëkuqin tuaj të preferuar nudë, bëni si Kim-i. Përdorni korrektorin për një buzë më matte se kurrë.

 

Follow @KimKardashianSnap for more 🍑

A post shared by Kim Kardashian Snapchats 🍑 (@kimkardashiansnap) on

 Për të gjithë konturimi i fytyrës është një hap i frikshëm dhe që mbart plot rrezik, por jo për Kim-in. “Prandaj i krijova këto produkte. Që edhe ju ta kuptoni që konturimi s’është një hap i frikshëm i rutinës. Është i lehtë dhe bëhet me qejf,” tha ajo.

Artikuj të ngjashëm