Horoskopi > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Shigjetari dhe Bricjapi

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e shtatë të vitit.

Susan Miller

Shumicën e muajit do të mendoni për paratë, një trend ky, që nisi muajin e kaluar në 4 qershor dhe do të zgjasë deri më 20 korrik, falë udhëtimit të Marsit në shenjën e Gaforres. Përpara 20 korrikut dhe ikjes së Marsit nga shtëpia juaj e kreditit, taksave, huave, sponsorizimeve e veprimeve financiare, ju do të keni një hënë të plotë në 8 korrik, e cila do të ndikojë në shumë prej vendimeve tuaja me natyrë financiare. Pa dyshim që gjatë hënës së plotë do të paguani disa fatura, por shanset janë të larta që edhe të përfitoni disa shuma. Dukeni të paduruar për të bërë hapa drejt projektit tuaj që kërkon financim, pasi Deilli gjatë hënës së plotë të 9 korrikut do të jetë i lidhur me Marsin, planetin e aksionit dhe energjisë. Në të njëjtën kohë, Plutoni do të jetë i lidhur me hënën, dhe si pasojë dikush do të jetë shumë i ashpër me ju dhe do t’ju kërkojë të bini dakort për marrëveshje që ju ndoshta s’ju pëlqejnë. Jeni shumë të zotët në komunikimin e ideve tuaja, kështu që dilini zot vetes, por në të njëjtën kohë mos i hidhni benzinë zjarrit. Jini të respektueshëm. Duket se keni nevojë për paratë e këtij personi në jetën tuaj dhe nëse keni nevojë për mbështetjen e tij, jini diplomatikë.

Pas 20 korrikut, përqëndrimi juaj tek paratë do të zbehet dhe energjia e muajit do të ndryshojë në favorin tuaj. Pas kësaj date, do të filloni ta drejtoni vëmendjen tuaj tek udhëtimet, eventet dhe negociatave në një vend të largët. Marsi do të lëvizë nga shtëpia juaj e tetë e parave të të tjerëve në 20 korrik, duke e qetësuar menjëherë shpenzimet e tepruara të javëve të fundit. Vëmendja juaj do të përqëndrohet tek udhëtimet ose interesat ndërkombëtarë ku mund të jeni të përfshirë në shkëmbimin e ideve, kreativitetit, të mirave dhe shërbimeve. Për më tepër, mund t’ju jepet një detyrë që ka të bëjë me median. Mund t’ju jepet mundësia të shkruani një libër, artikull ose të jeni producentë të një segmenti. Mund të bëni përparime në situata që kanë lidhje me fakultetin ose gradën shkencore. Mund të ndërmerrni aktivitete ligjore që kanë lidhje me regjistrimin e një patente ose logoje.

Diçka shumë e rëndësishme po ndodh në zonën ndërombëtare dhe të udhëtimit, së bashku me zonat e tjera listuara më lart. Kjo ndodh për shkak të eklispit diellor më 21 gusht në një pjesë të grafikut tuaj. Eklipset diellore janë gjithmonë prurës të ndodhive jetë ndryshuese dhe eklispi që do të vijë duket shumë miqësor. Njerëz dhe vende të huaja, iniciativa publikuese dhe transmetuese, import eksport dhe  çështje ligjore duket se janë të gjitha të ndërlidhura në një mënyrë ose një tjetër. Hëna e re në 23 korrik do të prekë të lindurit në nëntor  dhe muajin tjetër, eklipsi diellor i hënës së re do të ndikojë fuqishëm të lindurit rreth 20 dhjetorit.

Në 17 korrik, qëndroni larg punëve ose angazhimeve që kanë lidhje me zonat e mësipërme. Marsi dhe Uranusi do të jenë në një kënd të pazakontë dhe si pasojë, udhëtimet do të kenë vështirësira, me vonesa dhe probleme, problemet ligjore do të hasin rrugë qorre. Gjithashtu shmangni blerjen e pajisjeve elektronike në 17 korrik.

Do të keni dy ditë të mrekullueshme për progresin tuaj në karrierë. E para është në 14 korrik, kur Mërkuri, sunduesi i shtëpisë tuaj të dhjetë të nderit, çmimeve dhe arritjeve , do të bëjë kontakt me Jupiterin në shenjën e Peshores. Duket se një mik do të luajë rol kyç në gjetjen e një klienti ose pozicioni pune.

Dita e dytë me ndikim në karrierën tuaj do të jetë 19 korriku, kur Mërkuri, sunduesi i suksesit profesional, do të bëjë kontakt me Saturnin në shenjën e Shigjetarit, duke sjellë qëndrueshmëri dhe rritje në afatgjatë.

Për sa i përket romancës, lidhjet tuaja, qofshin  në dashuri ose biznes, do të shkojnë mbarë sapo Mërkuri të udhëtojë drejt të shenjës së kundërt me ju, Binjakëve, nga 4 korriku deri më 31. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, marrëdhëniet tuaja në biznes dhe romancë do shkojnë mirë. Një ndër fundjavat e preferuara për çështjet e dashurisë është 29-30 korrikut, kur Afërdita dhe Uranusi do t’i dërgojnë fjalë njëri tjetrit nga shtëpia juaj e dashurisë së vërtetë. Kjo do t’ju sjellë një përvojë shumë të lumtur e plot flirte. Afërdita njihet si nxitëse e dashurisë, kështu që dukuni bukur.

Duket të jesh përqëndruar me një partner në dashuri ose në biznes, një marrëdhënie e rëndësishme për ty. Fokusi tek ky person do të vazhdojë në tre javët e para të korrikut dhe brenda kësaj periudhe, hëna e plotë e 8 qershorit do të të lejojë të kuptosh ndjenjat e tua dhe të të ndihmojë të mos ndikohesh nga opinionet e të tjerëve. Një çështje me rëndësi do të finalizohet më 8 korrik; me gjasa ke punuar shumë për këtë ditë.

Plutoni do t’i bashkohet kësaj hëne të plotë, kështu që do të doni t’i ndani idetë dhe mendimet me të tjerët, por me Marsin që i kundërvihet Plutonit, ka rrezik se mund të tregoheni shumë të vrazhdë. Shkoqitini mendimet me qetësi: të tjerët do t’ju kuptojnë. Nga ana tjetër, Marsi përballë Plutonit në fillim të korrikut mund t’ju sjellë shqetësim prej dikujt që po përpiqet të fitojë pushtet mbi ju. Qëndroni me këmbë në tokë që të ruani vetes.

Po ju ecën mirë në karrierë, edhe pse keni konkurrentë të fortë që mund t’ju rrëmbejnë ca nga pjata juaj. Jeni të gatshëm të fitoni çdo sfidë vullneti, ta bëni konkurrentin tuaj të pendohet. Këtë muaj më shumë se kurrë jeni të vendosur dhe të fokusuar në atë që duhet të bëni, sepse po fuqizoheni nga Marsi në shenjën e Gaforres.

Nëse jeni në një marrëdhënie, jeni gati të merrni një vendim për të ardhmen. Hëna e re e 23 qershorit ju ka bërë të mendoni për anën emocionale ndaj nëse marrëdhënia po shkon mirë, do ta kuptoni nëse po shkon vërtet mirë. Në të kundërt, duhet të flisni me partnerin për atë që po ju ndan. Me Marsin në shenjën e Gaforres, ai do t’ju tregojë gjëra që ua ka fshehur. Është më mirë të dish të vërtetën. Nëse kjo është një marrëdhënie e rëndësishme, qoftë në dashuri, qoftë në biznes, mund ta përmirësosh duke folur hapur.

Edhe paratë do të jenë një çështje e rëndësishme, sidomos në pjesën e fundit të muajit për t’u shtuar akoma më shumë muajin që vjen. Kjo për tre arsye: Marsi do të hyjë në shenjën e Luanit, duke ndriçuar shtëpinë tuaj të parave të të tjerëve nga 20 korriku tek 5 shtatori. Kjo përfshin fondet jashtë rrogës. Përkohësisht, shpenzimet tuaja do të rriten sepse keni një shpenzim të parashikuar për të cilin keni kursyer.

Hëna e re në shenjën e Luanit më 23 korrik, do të vërë akoma më në pah aspektin financiar. Diellit tek hëna e re do t’i bashkohet Marsi, duke i dhënë akoma më shumë fuqi këtij aspekti. Do të doni të shikoni progres të menjëhershëm por, mos u nxitoni. Përpiloni me kujdes një strategji dhe jepini kohën e duhur. Shpenzimet tuaja duken të orientuara drejt pronave të patundshme ose biznesit, por mund të bëhet fjalë edhe për një pagesë për shkollën ose pushimet.

Çdo muaj ka një hënë të re në shtëpi të ndryshme të horoskopit, por në korrik dhe në gusht kemi dy hëna të reja që vijnë me diferencë prej katër javësh në të njëjtën shenjë, të njëjtën shtëpi, njëri pas tjetrit tek shenja e Luanit. Hëna e dytë do të vijë më 21 gusht, dhe nuk është thjesht një hënë e re, por një eklips diellor me fuqi të trefishtë. Një eklips ju jep gjithmonë fuqi pavarësisht problemit që keni dhe ky, që do të sundojë problematikat lidhur me paranë, do të ketë efekte të dukshme. Duket se do të merrni para nga një burim i ri dhe do të lumturoheni, sepse po prisni të paguani për diçka që e doni shumë.

Artikuj të ngjashëm

. .