Horoscope > Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin korrik 2017: Luani dhe Virgjëresha

Parashikimi i astrologes së njohur për muajin e shtatë të vitit.

Susan Miller

Shumë gjëra të reja kanë dalë në sipërfaqe në jetën tuaj, por s’do mund t’i shihni plotësisht derisa dielli të zhvendoset tek shenja juaj në fund të muajit. Gjatë muajit korrik do të jeni të qetë, gjithnjë duke planifikuar. Merrni kohë për të menduar dhe për të planifikuar, sepse shumë shpejt do të jeni aq të zënë sa nuk do të keni mundësi të reflektoni rreth ndryshimeve të shpejta në jetën tuaj. Dy eklipse miqësore gjatë muajit gusht do ju shtyjnë të ndryshoni ose të merrni një vendim rreth marrëdhënies tuaj dhe të shqyrtoni të gjitha mundësitë që jeta ju ofron, që deri më sot nuk i kishit vënë re.

Gushti nuk është muaji i duhur për të shkuar me pushime, sepse do të jetë një periudhë e ngarkuar në shtëpinë tuaj. Marsi hyn në shenjën tuaj në 20 korrik dhe do të qëndrojë aty deri në 5 shtator, duke dhënë shenjat e para të një fillimi të ri për jetën tuaj. Nëse mund të prisni për të shpalosur gjithçka keni për të ofruar gjatë kësaj periudhe, shanset për t’ia dalë janë maksimale. Do jeni kaq pasionantë për atë që do të prezantoni, qoftë në aspektin personal, qoftë në atë profesional, sa njerëzit rreth jush do ta kenë të pamundur të qëndrojnë indiferentë. Marsi do të nxjerrë në pak atraktivitetin dhe vetbesimin tuaj, prandaj të jeni të sigurt se ditë të bukura ju presin përpara. Planeti i Afërditës do të hyjë në shenjën tuaj nga 25 gushti, prandaj deri në 5 shtator do të keni dhe Afërditën dhe Marsin në shenjën tuaj, duke u bërë parezistueshmërisht karizmatikë dhe të paharrueshëm.

Mund të keni nevojë të rinovoni garderobën, prandaj përgatituni që tani për muajt në vazhdim dhe filloni të mendoni çfarë ju duhet. Do bëheni pjesë e aktiviteteve bashkë me miqtë tuaj që do t’i shijoni shumë. Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të tretë, do të keni shumë mundësi për të udhëtuar në korrik dhe në gusht, por alternativa më e mirë vazhdon të mbetet korriku. Nëse 8 korriku ju gjen të angazhuar me një projekt, do jeni shumë kreativë dhe do ju lindë një ide brilante që do t’ju sigurojë një dorë të mirë parash. Fundi i muajit do të jetë i preferuari juaj. Në 20 korrik marsi hyn për herë të parë pas dy vitesh në shenjën tuaj dhe do sigurohet që t’ia kaloni mirë, duke ju kthyer në qendër të vëmendjes. Do keni energji, vendosshmëri dhe kontroll mbi mënyrën si shkojnë gjërat. Nëse doni të takoni një personazh të rëndësishëm apo të bini në sy të dikujt që më vonë do të kthehet në admiruesin tuaj, do ta keni shansin gjatë javëve në vijim. Nëse deri tani jeni ndierë sikur gjërat në jetën tuaj nuk shkojnë fort mirë, përgatituni të ndryshoni mendim. Eklipsi hënor i 7 gushtit që do të vijë më herët muajin e ardhshëm, do të ndikojë tek një marrëdhënie e afërt dhe e përkushtuar e juaja. Shumë gjëra do të ndodhin, prandaj lidhni rripin e sigurimit luanë të dashur dhe përgatituni për një xhiro shumë të bukur.

Tre javët e para të korrikut do të jenë tuajat. Marsi, planeti i fokusit dhe energjisë vazhdon të qëndrojë tek shenja e gaforres, një vend i favorshëm për ju, dhe do të vazhdojë të qëndrojë atje deri në 20 korrik. Marsi dhe dielli ndriçojnë shtëpinë e njëmbëdhjetë të argëtimit dhe shoqërisë, duke ju dhënë mundësinë të takoni njerëz të rinj dhe të bëheni pjesë e eventeve që do ta bëjnë këtë muaj të ngjeshur për ju. Jini të hapur për të bërë një mik të ri - një mik i ri mund t'ju japë një këndëvshtrim të ri të jetës dhe shumë interesave të reja. Jini të ngazëllyer - kjo është koha juaj për të ndriçuar. Jeni shumë të ndërgjegjshëm dhe gjithmonë të etur për të përfunduar punën tuaj në përsosmëri, por universi do që ju të pushoni dhe të largoheni për pak, prandaj largohuni nga kompjuteri dhe tryeza juaj e punës ca kohë- duke u rifreskuar do ndihmoni punën tuaj. Kur Marsi të hyjë në shenjën e luanit për herë të parë në dy vjet më 20 korrik deri më 5 shtator, do ndjesh nevojën të hipësh mbi skateboard dhe të lëvizësh me shpejtësinë e dritës.

Ky nivel intensiteti do vazhdojë për rreth gjashtë javë. Korriku dhe gushti janë periudha ideale për të marrë pushime relaksuese. Një udhëtim i shfrenuar nuk do të ishte në sinkron me ritmin e jetës tënde, prandaj merre shtruar. Dashuria do të zërë vendin më të madh të mendjes tuaj. Në fundjavën e 8 korrikut, gjithçka do mund të mendoni është dashuria. Dashuria e vërtetë mund të frymëzojë dhe t’ju japë energji të reja dhe për të gjithë ju që keni dalë me dikë intensivisht këto kohë, do t’i ndjeni të gjitha këto emocione edhe më fuqishëm. Pavarësisht çdo gjëje që mund të ndodhë, ju do përfitoni. Nëse ndjeni se ju dhe partneri nuk jeni të duhurit për njëri-tjetrin, atëherë ndahuni, kështu mund të gjeni dikë që do t’ju përshtatet më mirë. Nëse jeni të dashuruar, bëni plane për t’u afruar edhe më shumë, në një mënyrë që do të ndiheni më rehat. Hëna e re do të sjellë diskutime rreth një shtatzënie, ose do mendoni si t’i dhuroni më shumë kënaqësi fëmijës që keni aktualisht.

Një nga ditët tuaja më të mira do të jetë 14 korriku, ku Mërkuri, planeti i udhëtimit dhe komunikimit dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë do të jenë në sinkron me njëri-tjetrin. Mund të shijoni një fundjavë larg, 14-16 korriku janë periudha më e mirë për t’u larguar. Çdo nismë që do ndërmerrni në 19 korrik, do të ketë jetëgjatësi. Nëse ia dilni të fitoni këtë ditë, do ngjisni të tjera shkallë në karrierën tuaj. Është një ditë e mirë për të nënshkruar letra dhe 14 korriku po ashtu. Qershori ishte një muaj i mirë për të marrë vendime dhe lajme të mira, dhe korriku do të vazhdojë të favorizojë karrierën tuaj. 8 korriku do të jetë veçanërisht një ditë e fuqishme për ju, kreativiteti juaj do të jetë shumë i dukshëm për të tjerët dhe me gjasë do të duartrokitet nga personazhe të rëndësishme, mbështetja e të cilëve të duhet patjetër për të marrë dritën jeshile. Në fund të muajit do të keni nevojë për pushime. Me siguri do keni nevojë për diell dhe ajër të pastër, prandaj mendoni të shkoni në një plazh të vetmuar me njerin e zemrës, ose me ndonjë mik. Largohuni nga zhurma e qytetit, nuk keni pse dëgjoni asgjë tjetër veç zhurmës së dallgëve kur përplasen në breg, apo pulëbardhave. Dhurojini vetes qetësi, e meritoni.

Artikuj të ngjashëm