Beauty > Flokët

Gati gërshërët dhe bojën: Ky trend flokësh nuk është për të gjithë

A keni guximin?

Rregulli i pashkruar thotë se në verë flokët duhen çelur. Këtë verë ama, duhet t’i çelësh dhe ti presësh fare. Bëhuni gati për treshen e akullt. Gjatë sfilatës së Chanel 2017, Cara Delevigne, Katy Perry dhe Kristen Steward, muzat e brandit ndërkombëtar, kthyen koka me flokët e tyre si bora.

Platini ka qenë përherë pjesë e trendeve, po kësaj vere po kthehet me një kleçkë. Prerje të shkurtra fare.  Cara i preu flokët për një rol të sajin në një film Hollywood-ian. Ajo luan rolin e një vajze të sëmurë me kancer dhe i preu flokët e gjatë për të kuptuar më mirë personazhin. Pavarësisht arsyes pas prerjes, modeli i ri i shkon dhe e tregon më me vetëbesim se kurrë.
Kristen Stewart nga ana tjetër, ka pak kohë që i ka prerë flokët shkurt. Në dallim nga Cara dhe Katy, ajo ka zgjedhur të zbardhë majat dhe ta lërë rrënjën natyrale.
Katy i surprizoi të gjithë në videon e saj muzikore të “Bon Appetit”, me flokë platin pas qafës. Këngëtarja është njohur gjithmonë për flokë të gjatë, të lëmuar e korb të zinj. Ndryshimi drastik, duket se i ka bërë mirë Katy-t pasi duket më e freskët dhe në sinkron me trendet.

Artikuj të ngjashëm

. .