Moda > Fashion News

Vera sapo u bë e bukur: ASOS i tregon modelet siç janë, me strija e vija

Është sezoni më i shumëpritur por për shumë gra, ka kaq shumë pasiguri që e shoqërojnë.

Por ASOS sapo çmitizoi gjithë shenjat e pasigurisë për trupat tanë: strija kemi ne, strija kanë edhe modelet e ASOS dhe ne mund t’i shikojmë.

Kompania e njohur për shitjen e produkteve fashion në internet ndjek politikën “për të mos modifikuar artificialisht fotografitë e modeleve për të ndryshuar pamjen e tyre”, dhe kjo njerëzve po u pëlqen tejmase.

Kudo në rrjetet sociale ka postime që përgëzojnë ASOS-in për fotot e reja të kategorisë së rroba banjove. Siç tregoi zëdhënësja e kompanisë, modelet kanë strija kështu që, nuk kishin si të zhduknin diçka që është pjesë e trupit të tyre.

Burimi: "Huffington Post"

Artikuj të ngjashëm

. .