Maja që shkëlqejnë
Thonjtë tuaj mund të jenë një shpërthim fishekzjarresh me xixa holografike. Mbajeni pjesën tjetër të thoit të tejdukshme dhe natyrale për të mos e ngarkuar dizenjon.
Gjysmë për gjysmë
Manikyr vetëm në maja dhe në bazë. Zgjidhni ç’ngjyra ju duken komplementare dhe kujdesuni për linja të pastra e pa valëzime.
Dallgë
Buzë pishinës? Bregdet? Thojtë tuaj mund të jenë identikë me dallgët e ujit.
Art
Nëse çdo gjë ju duket bazike dhe sikur e kanë provuar të gjithë, mund të pikturoni art në thonj. Shprehni dashurinë tuaj për artin me një dizenjo të tillë frymëzuar nga artisti amerikan, Alexander Calder.
Stargirl
Kush nuk do të ndihet si princeshë me thonj të shkëlqyeshëm holografikë me yje të vegjël? Të gjitha duam.
Shalqi
Imitoni frutin me një shtresë të kuqe ombre që zbehet për t’i lënë vendin majave jeshile. Pasi të thahet, shtoni pikat e zeza për të plotësuar shalqirin me fara.
E kuqja dhe e bardha
Këto dy ngjyra i japin veçanti dizenjos dhe të krijojnë idenë e një kombinimi të pa parë më herët.
‘French Tip’, por jo vetëm
Për të nxjerrë në pah alegrinë e verës dhe për të qëndruar serioze në të njëjtën kohë, provoni dizenjon me ‘french tip’ dhe një vijë me xixa në anë.
Fishekzjarre
Përdorni ngjyra konstrasti për të realizuar këtë thua. Zgjidhni një manikyr metalik për të vizatuar fishekzjarret, në mënyrë që dizenjoja të ketë dimension.