Me një fustan të dizenjuar nga babai-stilist, Ally Hilfiger u martua me partnerin prej gjashtë vitesh, Steve Hash.
Dizenjatori i markës së famshme që mban emrin e tij, Tommy Hilfiger, shoqëroi të bijën në altar, në një ceremoni private në ishullin Mustique në Karaibe, por të ftuarit na sollën foto nga ceremonia, ku duket fustani i bardhë me një vello të mrekullueshme që në fakt, është një pelerinë.
Velloja me stil kaq të veçantë është në fakt, një krijim të cilit Tommy i ka kushtuar më shumë se një vit kohë. Ai donte të krijonte diçka që t’i përshtatej karakterit unik të Ally-t, një ndërthurje mes stilit shik dhe atij bohem.
Tommy dhe bashkëshortja, Dee Ocleppo, dukeshin shumë të lumtur, të veshur të dy në të bardhë.
Kurse nusja, Ally, dhe bashkëshorti, Steve, mbërritën një ditë përpara në ishull dhe ajo postoi një foto ku rrëfen çfarë i bashkoi në këtë martesë:
“S’ka asgjë më të bukur se të martohesh me mikun tënd më të mirë dhe shpirtin tënd binjak...jam kaq e lumtur!”