Nëse mendoni se Victoria Beckham është unike në pamjen, fizikun dhe qendrimin e saj, na lejoni t’ju themi se po gaboni. Në fakt, kështu kemi menduar të gjithë deri më tani, që pamë motrën e saj, pothuajse identike.
Louise Adams, motra e vogël e Victoria-s ngjan kaq shumë me të sa mund t’i ngatërronim pa frikë. Shtoji kësaj qendrimin tipik përpara aparatit. Duket se e paskemi fajësuar kot së koti Znj.Beckham që nuk buzëqesh kurrë në foto, pasi Louise e vërtetoi se pozimi legjendar është thjesht gjenetik dhe kaq.
40 –vjeçarja ka qenë e pranishme në promovimin e albumit fotografik të nipit të saj Brooklyn. Përveç ngjashmërisë në tipare dhe qëndrim, motrat duket se ndajnë dhe të njëjtin stil në veshje. E veshur me fustan me printe leopardoi dhe flokët si të ikonës së modës, ajo ka tërhequr vëmendjen e gjithë të pranishmëve.
Por përveç aparencës, duket se motrat gjithashtu i bashkon dhe ambicia për karrierë e sukses. Madje Louise tregon se ka qenë ajo e para e cila është futur në botën e ekranit.
“Unë kam marrë pjesë në reklama të ndryshme që kur kam qenë adolëshente. Dhe nëse njerëzit mendojnë se unë përfitoj nga fama e motrës sime, s’më intereson pasi e di që unë kam qenë e para.” – është shprehur ajo, e cila tregon gjithashtu se Victoria tregoi më shumë interes dhe u regjistrua në një shkollë teatrale.
Burimi: Daily Mail