Flori publikoi dje këngën e parë pas shumë kohësh. “Në shpirt” me reperin Elinel tani gjendet në Youtube pa opsionin like (pëlqej) apo dislike (nuk e pëlqej), si edhe nuk është e mundur të komentosh në videon e këngës.
Sipas Flori Mumajesit, dikush ka dashur ta sabotojë duke ia mbushur videon me dislike. Në një postim në Instagram, Flori shkruan se dislike-t në videon “Në shpirt” ishin të qëllimshme.
“Marrëzi, veprime të ulëta të sulmosh dikë me dislike fake (false)...
“Në shpirt” titulli i këngës, nga shpirti ndonjëherë s’del kurrë e keqja. U detyrova ta bëja këtë postim pasi më lajmëruan për fenomenin...”, shkruan Flori.
Ndërsa nuk dihet e vërteta lidhur me dislike-t dhe kush mund t’i ketë bërë, fansat shprehin mbështetjen për Florin përmes komenteve të shumta në postimin e tij.
“Po normal, kur s’kanë ç’i bëjnë gomarit, do i bien samarit. Ne të gjithë të duam ty dhe muzikën tënde.”, shkruan një komentuese.