Beauty > Vip Vanity

Koha për ndryshim rrënjësor: Era heq dorë nga look-u që e bëri të famshme

Me paruke, pa paruke, Era Istrefin e njohin të gjithë si këngëtarja bjonde e “Bonbon”.

Ne e kemi parë njëherë si shkarazi me flokë të errët në klipin “Njo si ti”, por këtë herë do të shfaqet me një look të ri përpara fansave të saj në të gjithë botën.

Era tregoi në Snapchat se kishte ardhur koha për një ndryshim rrënjësor pra, për të hequr dorë nga flokët bjondë që në fakt, nuk janë në ngjyrën e saj natyrale.

Pas një boje të mirë rigjeneruese për qimet e shkreta të dekoloruara e të boshatisura nga çdo lloj pigmenti e molekule, Era na tregoi ngjyrën e re.

Që tani flokët i duken më të plotë e më të shëndetshëm!

Artikuj të ngjashëm