Beauty > Make-Up

Vetulla si të Victoria Beckham-it?: Është më e lehtë se ç’mendoni

Bëni gati furçat dhe pomadat!

Në krahasim me vitet ’90, gratë po zgjedhin format natyrale të vetullave. Kjo s’do të thotë se vetulla si në tapetin e kuq nuk duan pak punë. Yje si Victoria Beckham, Kendall Jenner dhe Natalie Portman po përdorin një teknikë “pendë”, për t’i dhënë vetullave të tyre natyrale një grimcë interesi. Trendi i shton pak dramë fytyrës dhe bën që grimi të bjerë më shumë në sy. Gjëja më e mirë është fakti se zgjat pak minuta.

Si fillim, përdorni një furçë të vogël për t’i krehur vetullat në drejtimin që doni. Më pas, duke përdorur një pomadë vetullash dhe një aplikator me furçë të vogël, vizatoni vija të holla në drejtimin në të cilin keni krehur vetullat. Lini hapësirë midis vijave, në mënyrë që të dallohet lëkura dhe të krijohet teksturë. Që e gjithë puna të mos ju shkojë dëm, përdorni një xhel vetullash për t’u siguruar që vetullat do të mbajnë gjithë ditën.

Me kaq pak punë, do të keni vetulla si të Victoria Beckham-it.

Artikuj të ngjashëm

. .